Të tjera
Vuçiq padit vetveten
Ai më herët kishte paralajmëruar se do të paraqesë një kallëzim penal kundër vetes për shkak të akuzave se ka bashkëpunuar me një rrjet të krimit të organizuar.
Nënkryetari i Partisë Përparimtare Serbe, Millosh Vuçeviq, tha se në Prokurorinë Publike janë dorëzuar kallëzime penale ndaj presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe ministrit të Brendshëm, Aleksandar Vullin.
Partia Përparimtare Serbe udhëhiqët nga presidenti, Aleksandar Vuçiq.
Vuçeviq, kolegu i partisë së Vuçiqit, tha se kallëzimi penal përmban akuzat “të publikuara pjesërisht në media, dhe pjesërisht nga përfaqësuesit e ish-regjimit (opozitës)”, të cilat ndërlidhin presidentin e Serbisë dhe ministrin Vullin me grupin e Veljko Bellivukut.
Prokuroria akuzon grupin e Bellivukut për krimet më të rënda – ndër të tjera, vrasje dhe trafik droge.
“Ne po i kërkojmë prokurorisë kompetente që të vërtetojë të gjitha faktet dhe t’i ofrojë publikut përgjigjen që meriton”, tha Vuçeviq, transmeton Rel, përcjell Albinfo.ch.
Presidenti Vuçiq deklaroi se është i gatshëm për t’u marrë një pyetje në lidhje me këtë rast edhe përmes poligrafit.
Poligrafi është një aparaturë që përdoret nga organet e sigurisë gjatë marrjes në pyetje për të zbuluar nëse deklarata e të intervistuarit është e vërtetë. Aparati bën matjen e pulsit, presionit të gjakut, pastaj frymëmarrjen e personit që i drejtohen pyetjet.
“Unë jam gati të merrem në pyetje, të jem i lidhur në poligraf, për të kuptuar nëse kam gënjyer ndonjë fjali apo jo. Unë jam i sigurt se për këtë është i gatshëm edhe Vullin”, u tha Vuçiq gazetarëve në Beograd më 3 gusht.
Pse Vuçiq vendosi ta padisë vetveten?
Zyra e Prokurorit për krim të organizuar në Beograd ka akuzuar më 30 korrik, Veljko Bellivukun dhe grupin e tij në një rast të profilit të lartë.
Kështu raportuan agjencitë e lajmeve në Serbi, por detaje të aktakuzës nuk janë publikuar.
Aktakuza sipas procedurës është dorëzuar në departamentin special të Gjykatës së Lartë në Serbi për konfirmim.
Bellivuk dhe 30 persona të tjerë ishin të dyshuar dhe nën hetim për pesë vrasje të rënda, trafikim të armëve dhe të drogës, një kidnapim dhe një dhunim seksual.
Bellivuk u arrestua më 4 shkurt 2021 dhe më shumë arrestime vazhduan më vonë, në një rast që shokoi publikun serb.
Kjo pasi zyrtarë të qeverisë filluan të publikonin fotografi të trupave të gjymtuar dhe viktima që dyshohet se u vranë nga ky grup i organizuar kriminal.
Zyrtarë serbë e përshkruan këtë grup si një nga më të rrezikshmit dhe ekstremisht brutal.
Gazetarë hulumtuesë në Serbi raportuan se Bellivuk dhe disa anëtarë të grupit të tij pretendohet se gjatë seancës gjyqësore deklaruan se Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe bashkëpunëtorët e tij i kanë kërkuar [Bellivukut] më shumë shërbime.
Këto shërbime përfshijnë kontrollimin e huliganëve të futbollit dhe protestave antiqeveritare.
Presidenti i Serbisë si dhe ministri i Punëve të Brendshme, Aleksandar Vullin i mohuan këto pretendime.
Opozita në Serbi kërkoi hetim në këto pretendime që e lidhin Bellivukun me zyrtarë të lartë shtetërorë.
Belivuk dhe grupi i tij po ashtu ishin të lidhur me një ndër grupet e organizuara kriminale në Ballkanin Perëndimor- Kavaccartel- që po e luftonte një grup tjetër- Skaljariclan.
Sipas një hulumtimi të përbashkët të KRIK dhe Shërbimit për Ballkanin të Radios Evropa e Lirë, numri i të vdekurve nga vrasjet në stilin mafioz në Serbi dhe Mal të Zi në dekadën e fundit është të paktën 175.
Pas aktakuzës, të pandehurit kanë tetë ditë për t’u përgjigjur. Pastaj, brenda dy javëve gjykata relevante e konfirmon ose e hedh poshtë aktakuzën.
Nëse aktakuza konfirmohet, gjykimi duhet të nisë brenda një muaji.
E-Diaspora
-
Pikat kufitare: Pritje jo më të gjata se 20 minuta për të dalë nga Kosova Qendra Kombëtar për Menaxhim Kufitar, i ka publikuar të dhënat më të reja në pikat kufitare.... -
Chair Airline nis fluturimet direkte Vlorë-Cyrih -
Votat e diasporës i sigurojnë VV-së edhe një mandat, PDK humb një deputet -
Ngjarja tragjike në Crans-Montana, nuk raportohet për shqiptarë të prekur -
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani
Jeta në Austri
-
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 Festat zyrtare të Austrisë 2026 dhe pushimet shkollore të Vjenës 2025/26. Kalendari i plotë me... -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja












