Kosova
Vuçiq: Në Mynih zbulova që Haradinaj nuk e vendosi i vetëm taksën
Sipas Vuçiq, kishte ndërkombëtarë prapa
Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçic, është kthyer nga Mynihu në Beograd, ku ka takuar krerë të Kishës ortodokse serbe. Në një konferencë para gazetarëve, kreu i shtetit serb ka folur edhe për taksën 100 % që ishte vendosur gjatë kohës sa Ramush Haradinaj drejtonte Qeverinë e Kosovës.
Siç pretendon Vuçiq, në Gjermani gjatë vizitës së fundit e ka kuptuar që Ramush Haradinaj për të mbajtur vendimin për taksën i kanë qëndruar edhe disa shtete të tjera mbrapa, pa zbuluar emra.
Vuçiq ka thënë se për një gjë të tillë do të flasë në të ardhmen.
“Dje, për herë të parë kuptova përfundimisht që Ramush Haradinaj nuk ishte i vetëm kur e vendosi taksën ndaj Serbisë”, ka thënë Vuçiq, duke shtuar se prapa një vendimi të tillë qëndronte edhe një pjesë e komunitetit ndërkombëtar.
“Do të flas për këtë gjë më vonë”, ka shtuar tutje kreu i shtetit serb, shkruan Kosov Online, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja














