Kosova
Vuçiq kundër bashkimit të kufirit Kosovë-Serbi
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka reaguar pas njoftimit se nga fundi i marsit nuk do të ketë kontrollime kufitare mes Kosovës e Shqipërisë.
Ai në një konferencë për medie, ka thënë se shqiptarët kanë plan të heqin taksën vetëm atëherë kur ta sjellin Bashkimin Evropian para aktit të kryer.
“Unë e kam të qartë se ata po e zhvillojnë planin e tyre. Por, në fund të muajit mars, kur t’i fshijnë kufijtë, atëherë edhe do ta heqin taksën ndaj Serbisë Qendrore, dhe do të thonë se janë të gatshëm të bisedojnë, por nga një pozicion tjetër, nga ai i Kosovës dhe Shqipërisë së bashkuar”, ka thënë Vuçiq.
Kryeministri Haradinaj, në ditën e nënshkrimit të marrëveshjes mes dy ministrave të brendshëm të Kosovës e Shqipërisë, pati përmendur muajin mars ose prill si kohën e mundshme për heqjen e kufirit mes dy vendeve.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Mes shqiponjës në qafë dhe golit në fushë Një shqiponjë në qafë nuk e bën dikë më pak të integruar. Ashtu si një gol... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Gjermani
Në Gjermani u mbajt ekspozita “Helmimet në Kosovë 1990–1992”, u rikujtuan krimet ndaj shqiptarëve -
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit
Jeta në Austri
-
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri Përmes pikturave, artisti Fejzullahi paraqet ndërthurjen e dy kulturave, asaj shqiptare dhe austriake, duke sjellë një... -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet













