Kosova
Vuçiq: Kam informacione se kush i vrau gjashtë serbët në Pejë më 1998
Referuar disa deklaratave të cilat Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq i ka bërë për televizionin serb, Tv Prva, i njëjti ka informacione për vrasjen e gjashtë serbëve në Pejë në vitin 1998.
Kështu të paktën kanë deklaruar mediat vendore në lidhje me këtë çështje, përcjell Albinfo.ch.
Sipas Vuçiq për këto vrasje askush nuk është përgjigjur.
Më 14 dhjetor 1998, dy persona të maskuar kanë hyrë në kafenën “Panda” dhe kanë vrarë nxënësit e shkollave të mesme: Ivan Obradoviq, Zoran Stanojeviq, Svetisllav Ristiq, Dragan Trifoviq, Vukosav Gvozdenoviq si dhe studentin, Ivan Radoviq.
“Kam informacione dhe njohuri, por autoritetet tona përgjegjëse janë në kërkim të dëshmive të plota që ky krim i tmerrshëm të zgjidhet. Sa i përket Serbisë dhe mua personalisht, prindërit e viktimave mund të jenë absolutisht të bindur se nuk do ta fshehim të vërtetën pavarësisht se kush është ai që ka marrë pjesë në këtë krim të rëndë, qoftë shqiptar apo serb”, ka thënë Vuçiq në intervistën e dhënë për televizionin serb, TV Prva.
Ai gjithashtu ka thënë se është i pari që ka marrë guximin për të deklaruar këtë dhe se nuk brengoset për rrezikun që ka marrë përsipër.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










