Lajme
Vuçiq i shkruan OKB-së, ankohet për pavarësinë e Kosovës
Me rastin e shënimit të 75 vjetorit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, presidenti serb , Aleksandar Vuçiq, në fjalimin e tij, deklaroi se Serbia është “plotësisht e përkushtuar për të gjetur një zgjidhje kompromisi për çështjen e Kosovës”, shkruan rel, përcjell Albinfo.ch
Takimi i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, po mbahet online për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Vuçiq gjithashtu tha se “vendimi i njëanshëm i Prishtinës për të shpallur pavarësinë ka rrezikuar seriozisht sigurinë e Serbisë dhe të gjithë rajonit”.
Presidenti serb në vazhdimësi gjatë viteve të fundit ka folur për një zgjidhje kompromisi për Kosovën mirëpo pa dhënë detaje se çfarë parasheh ajo.
Më 4 shtator, në Shtëpinë e Bardhë në Uashington, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nënshkruan një marrëveshje për normalizim të marrëdhënieve ekonomike. Marrëveshja u nënshkrua në prani të presidentit amerikan, Donald Trump.
Ndërkohë dialogu mes Kosovës dhe Serbisë që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian është ripërtërirë më 16 korrik. Kryeministri Hoti, dhe presidenti Vuçiq, janë takuar për herë të dytë më 7 shtator.
Me këtë rast, sipas deklaratave të të dyja palëve, janë hapur temat për Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe, për pretendimet e përbashkëta financiare dhe pronësore, ndërkaq janë harmonizuar qëndrimet lidhur me çështjen e të pagjeturve, personave të zhvendosur, si dhe për bashkëpunimin ekonomik.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë













