CH-Ballkani
Vuçiq e ‘pranon’ se e ka humbur Kosovën
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se Kosova do të fitojë pavarësinë dhe sovranitetin në tërë territorin, por jo pse se ai do ta njohë Kosovën, por për shkak se nuk kaloi zgjidhja që ai ka ofruar, mirëpo ai nuk specifikuar saktësisht se çfarë kishte ofruar dhe kujt.
Presidenti serb ka thënë në TV ‘Pink’ se “ajo që ka ofruar ai nuk ka mundur të kalojë për shkak të presionit të madh të disa shteteve dhe shërbimeve të tyre të inteligjencës, të cilat kanë aktivizuar agjenturat e tyre politike e mediatike në vende të ndryshme”, përcjell albinfo.ch.
Ai më tej tha se ata që e kritikojnë fillimisht kanë thënë se nuk kishin dëgjuar asnjë zgjidhje dhe propozim prej tij, por sërish e sulmuan.“Ju e shihni se çfarë hipokrizie e përgjithshme. Thoni se nuk e keni dëgjuar se çfarë përmban ai propozim [për Kosovën]. Pajtohem, që nuk keni dëgjuar. Pse atëherë e keni sulmuar [propozimin]. Shkaku i kësaj ma keni hequr kokën në mënyrë metaforike, por nuk keni dëgjuar as çfarë është. Tash kur them se dështoi, thoni se nuk e keni dëgjuar [propozimin]. Pse atëherë sulmuat dhe shkatërruat çdo gjë, pa dashur as të dëgjoni”, pyeti Vuçiq, shkruan Telegrafi.
Ai shtoi se u organizua dialogu i brendshëm, por një pjesë e opozitës nuk ka paraqitur propozimin e saj për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.
“Tash ju pyes juve cila është zgjidhje tani, përveç që Kosova në të ardhmen, jo me vullnetin tim, sepse unë nuk do ta pranoj, do ta fitojë pavarësinë dhe sovranitetin në tërë territorin e saj. Pastaj unë do të pyes shumë nga ata që protestuan dhe thanë shumë gjëra – pse e keni bërë këtë dhe si është e mundur që nuk keni qenë në gjendje të shikoni realitetin dhe keni penguar që Serbia të fitojë diçka për popullin dhe vendin e saj”, tha Vuçiq.
Të ngjashme
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











