Integrimi
Vret bashkëshorten dhe vetëvritet
Pas tragjedisë familjare që u shkaktua me dy të vdekur gjatë së hënës në Nordschwaben të Gjermanisë, policia ka gjetur një letër lamtumirëse të kryerësit të dyshuar të veprës makabër.
Ajo është gjetur në dhomën e ditës të kosovarit dhe ka qenë e shkruar në gjuhën e tij amtare, bëjnë të ditur mediat gjermane, duke iu referuar një komunikate të policisë gjermane nga e mërkura.
Për shkak të hetimeve taktike, policia nuk ka bërë të ditur përmabjtjen e letrës. Kosovari 48-vjeçar e kishte varur veten mbrëmjen e së hënës në shtëpinë e tij në Burgau të rrethinës së Günzburg-ut.
Hetuesit policorë dyshojnë se ai ka vrarë ish bashkëshorten e tij 46-vjeçare nga Günzburg-u. Nëna e dy fëmijëve, nuk i mbijetoi plagët e marra nga të goditurat me thikë.
Këtë e ka dëshmuar obduksioni i kufomës. “Motivi dhe arsyet e tragjedisë mbeten ende të paqarta”, ka deklaruar një zëdhënës i policisë gjermane. Më tepër risi, hetuesit presin pas dëgjimit të fëmijëve.
Djaloshi 19-vjeçar i çiftit të ndarë, nënën e tij e kishte gjetur mbrëmjen e vonë të së hënës, të pajetë dhe të mbuluar me gjak, në një pjesë të bodrumit, të shtëpisë në një periferi të Günzburg-ut. Çifti, i cili nga martesa ka dy djem, një kohë ta caktuar kishte jetuar i ndarë. Edhe para tragjedisë, policia kishte qenë e detyruar që të intervenojë shpeshëherë në këtë familje, për shkak të zënkave të shpeshta.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë












