Shkurt.ch
Vret avokatin e njohur dhe bën vetëvrasje 39 vjeçari
Prokuroria deri tash nuk ka mundur të sigurojë ndonjë indikacion për motivin e mundshëm të vrasjes. Por ajo që dihet është se dorasi i dyshuar dhe viktima njiheshin mes vete
Sot në mëngjes në Rünenberg të Kantonit Baselland është vrarë avokati Martin Wagner, 57 vjeçar nga Bazeli, i njohur si përfaqësues juridik i medieve, shkruan srf.ch. Siç bën të ditur Prokuroria Publike e Basellandit, edhe personi i dyshuar për vrasje, një burrë 39 vjeçar ka vrarë veten pas këtij akti, transmeton albinfo.ch
Vrasja ka ndodhur në shtëpinë e avokatit të përmendur.
Prokuroria deri tash nuk ka mundur të sigurojë ndonjë indikacion për motivin e mundshëm të vrasjes. Por ajo që dihet është se dorasi i dyshuar dhe viktima njiheshin mes vete.
Wagner, pos si avokat i medieve për një kohë të shkurtë ka qenë edhe botues i gazetës “Basler Zeitung”. Para një viti pati bërë jehonë në medie oferta që Wagner kishte bërë për të blerë gazetën “Blick”, të cilën botuesi i saj “Ringier” nuk kishte pranuar ta shiste.
Policia kishte marrë pak para orës 9 të mëngjesit lajmin se ishin dëgjuar tështëna dhe zëra të një konflikti mes fqinjëve, përcjell albinfo.ch. Kur kishte ardhur policia, avokati Wagner ishte ende në jetë. Por përkundër masave të ndihmës së parë ai vdiq në vendin e ngjarjes. I dyshuari për vrasje, i cili jetonte në fqinjësi, kishte qenë tashmë i vdekur në kohën kur kishte arritur policia.
Avokati me rrjet të mirë shoqëror në Bazel e më gjerë ka qenë në vitin 2011 kandidat i FDP-së për Parlamentin Nacional.
E-Diaspora
-
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot emocion, në Gjermani u mbajt promovimi i librit bestseller... -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025










