Shkurt.ch
Vrasësja nuk e njihte viktimën, po bëhet ekzaminimi psikiatrik i saj
Gruaja e dyshuar per vrasje, pas largimit nga vendi i krimit, ka dërguar mesazhe telefonike (SMS) te disa persona dhe institucione, ku ka theksuar se e ka vrarë djaloshin
Ende nuk dihet motivi për vrasjen makabre të djaloshit shqiptar, Mërgimit, në Bazel. Por, sipas Prokurorisë, ekzistojnë dyshime mbi përgjegjshmërinë penale të gruas që ka marrë mbi vete vrasjen. Aktualisht po bëhet ekzaminimi psikiatrik i saj, njoftojnë mediet zvicerane.
Hetimet e deritashme tregojnë se vrasja e dyshuar, një zvicerane 75 vjeçe me banim në Bazel, nuk e kishte njohur as fëmijën dhe as familjen e tij që vjen nga Kosova, transmeton albinfo.ch. Hetimet e institutit të mjekësisë ligjore kanë treguar se gruaja në fjalë i ka shkaktuar plagë të rënda djalosjhit duke e therur me thikë në qafë, gjë që solli vdekjen e tij.
Në vazhdim prokuroria përsërit detajet që tashmë dihen, rreth përpjekjeve të düështuara për shpëtim të djaloshit.
Një risi në këtë raportim të prokurorisë është fakti se gruaja e dyshuar per vrasje, pas largimit nga vendi i krimit, ka dërguar mesazhe telefonike (SMS) te disa persona dhe institucione, ku ka theksuar se e ka vrarë djaloshin. Pastaj ajo üështë paraqitur në prokurori. Por, mbi bazën e njohurive të para ka dyshime rreth përgjegjshmërisë penale të gruas aktualsiht po bëhet ekzaminimi psikiatrik i saj.
E-Diaspora
-
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane Prej më shumë se dhjetë vitesh, familja Markaj në Obersiggenthal e shndërron oborrin e saj në... -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste









