Kosova
Votimi i Ushtrisë, historike për Kosovën
Liderët kanë uruar qytetarët e Kosovës për këtë ditë historike
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj pas votimit të tri projektligjeve me të cilat FSK-ja merr kompetencat e ushtrisë, ka postuar fotografinë me babanë e tij që ka vdekur para disa muajve, Hilimi Haradinaj, duke shkruar ‘Plak, u ba Ushtria’.
Kjo është dita historike, pasi për herë të parë Kosova zyrtarisht bëhet me ushtri, shkruan albinfo.ch.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka uruar qytetarët e Kosovës për Ushtrinë e Re.
Në një postim në Facebook, Thaçi ka shkruar se më në fund pas dy dekadash të mundimshme, po përmbyllet procesi i shtetndërtimit.
“Si shoqëri dhe shtet e kemi dëshmuar se jemi të guximshëm, të përgjegjshëm dhe dimë të qëndrojmë të bashkuar për t’i mbrojtur interesat e popullit dhe shtetit tonë.
Krijimi i Ushtrisë së Kosovës dhe Ministrisë së Mbrojtjes është dhurata më e mirë për festat e sivjetme të fundvitit”, shkruan Thaçi në Facebook.
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka uruar qytetarët e Kosovës për themelimin e Ushtrisë së Kosovës.
Sipas Mustafës, Ushtria ishte nevojë dhe e drejtë e shtetit të Kosovës.
“Themelimi i Ushtrisë së Kosovës, ishte nevojë dhe e drejtë e shtetit, prandaj më lejoni që në emrin tim personal dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës të ua uroj këtë ditë kaq të rëndësishme për vendin tonë”, thuhet në telegramin e urimit të Mustafës.
Mustafa thotë se LDK-ja, në vazhdimësi ka përkrahur ngritjen dhe aftësimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri, për shkak se ,siç thotë ai, kjo ishte në “interes të mbrojtjes së vendit, pra, në interes të çdo qytetari të saj”.
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti në një deklaratë për media ka thënë se votimi i Ushtrisë së Kosovës është fitore e secilit njeri që ka vuajtur dhe ka sakrifikuar për shtetin.
Ai ka thënë se me këto tri ligje Kosova ka bërë dy hapa të mëdhenj përpara dhe e ka konsideruar se votimi i dy amendamenteve ishte i rëndësishëm në këtë ligj.
E-Diaspora
-
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare Nikolas Bushi, artisti nga diaspora që promovon ventrilokizmin... -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë













