Kosova
Votat me postë ende nuk kanë arritur në QNR
I gjithë materiali i ndjeshëm nga të gjitha vendvotimet në Kosovë tashmë gjendet në Qendrën për Numërim dhe Rezultate, ku i gjithë procesi i pranimit ka përfunduar mbrëmë.
Burim Ahmetaj, koordinator në QNR për KosovaPress, bëri të ditur se numërimi i vendvotimeve të rregullta ka përfunduar dhe pritet që gjatë ditës të përmbyllet procesimi i të dhënave.
Po ashtu, Ahmetaj u shpreh se numërimi i votave me kusht dhe atyre me postë nuk ka filluar akoma, pasi sipas tij, janë disa procedura që duhet ndjekur para se të fillojë numërimi i tyre, përcjell albinfo.ch.
“Faza e parë e pranimit të materialit të ndjeshëm është përfunduar mbrëmë para mesnatës dhe tashmë gjithë materialin e ndjeshëm e kemi brenda QNR-së… Numërimi i votave me kusht dhe atyre me postë akoma nuk ka filluar, sepse para se të shkojmë deri te ato procese janë disa procese të tjera që nënkupton gjithë votuesit me kusht duhet të regjistrohen në bazën e të dhënave. Po ashtu, në të njëjtën kohë e bëjmë edhe skanimin e votuesve të rregullt, pra regjistrimin e gjithë votuesve të rregullt në bazën e të dhënave dhe bëhet krahasimi mes votuesve që kanë votuar të rregullt dhe atyre me kusht, në mënyrë që të kemi edhe verifikimin se një votues me kusht e ka shfrytëzuar të drejtën e tij për votim më shumë se një herë apo ka votuar vetëm me kusht. Pas këtij procesi do të mund të fillojmë për numërimin e votave me kusht”, tha ai.
Ahmetaj u shpreh se nuk dihet saktë se kur do të fillojë numërimi i votave me postë, atyre me kusht dhe personave me nevoja të veçanta.
“Sigurisht, në bazë të procedurave prioritet u japim vendvotimeve të rregullta, që nënkupton që jemi në procesimin e formularëve të rezultateve nga vendvotimet e rregullta. Paralelisht jemi duke punuar edhe me votat me kusht si dhe me skanimin e listës përfundimtare të votuesve, janë procese që veç kanë filluar dhe nuk mund të themi se kur do të përfundojnë, sepse janë procese të mëdha. Ndërsa, votat me postë akoma nuk kanë arritur në QNR…Sigurisht që ato janë në procesin e vlerësimit dhe presim që brenda këtyre ditëve të arrijnë në QNR, në mënyrë që të fillojmë numërimi i tyre”, tha ai.
Koordinatori i QNR-së, Burim Ahmetaj, u shpreh se gjatë pranimit të materialit të ndjeshëm një pjesë e vendvotimeve nuk kanë mundur të procedohen në rregull për shkak të shkeljeve procedurale.
Aktualisht nga 99.61 për qind e votave të publikuara në faqen e KQZ-së, Lëvizja Vetëvendosje prin me 202 mijë e 612 vota, apo 25,51 për qind. LDK është në pozitën e dytë me 197 mijë e 127 vota, apo 24.82 për qind, kurse PDK në vendin e tretë me 168 mijë e 295 vota, apo 21.19 për qind, koalicioni AAK-PSD 91 mijë e 996 vota, ose 11.58 për qind, kurse koalicioni Nisma-AKR-PD aktualisht është nën prag me 39 mijë e 268 vota ose 4.94 për qind.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se numri i qytetarëve më të drejtë vote që kanë votuar është 812.049 apo përkthyer në përqindje 44.18%.
E-Diaspora
-
Suedi
Dy akademikë nga Kosova ndër më të spikaturit në universitetet suedeze Miranda Kajtazi, docente në Universitetin e Lundit, dhe Bahtijar Vogel, udhëheqës i Departamentit të Shkencave Kompjuterike... -
Nga Zvicra në Prishtinë: Mjekët shqiptarë frymëzojnë gjeneratën e re të studentëve të mjekësisë -
Përparim Avdili: Nuk duhet të ndryshoj emrin për tu bërë kryebashkiak i Cyrihut -
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë
Jeta në Austri
-
A do të punonit në Austri për 2200 euro? Austria kërkon punëtorë sezonalë në prag të sezonit dimëror... -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë











