Autotech
Volkswagen do t’u paguajë 830 milionë euro dëmshpërblim klientëve
Volkswagen do t’u paguajë 830 milionë euro klientëve të tij gjermanë, si reagim ndaj padisë më të madhe në lidhje me skandalin e trukimit të motorëve me naftë, edhe pse negociatat me shoqatën e paditësve kanë dështuar, tani për tani.
Procedura, që ka mbledhur më shumë se 400 mijë persona, të cilët kërkojnë dëmshpërblim për veturat e tyre të pajisura me motorë të trukuar nafte, filloi në fund të shtatorit.
Kompania e automjeteve akuzohet se ka dëmtuar me dashje klientët e saj, duke instaluar programe kompjuterike pa dijeninë e tyre, duke e bërë automjetin të duket më pak ndotës, nga sa është në të vërtetë.
“Shoqata e konsumatorëve VZBV dhe gjiganti i veturave arritën një marrëveshje për një rezolutë miqësore, që arrin në gati 830 milionë euro në total”, tha një zëdhënës.
Sidoqoftë, kjo zgjidhje dështoi për shkak të pretendimeve të tepruara në lidhje me tarifat e avokatëve të VZBV-së, sipas po të njëjtit zëdhënës, shkruan Koha net, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











