Lifestyle
Vdes vokalisti i grupit “The Prodigy”

Keith Flint, muzikanti britanik, i cili njihej si vokalist i grupit veteran të muzikës elektronike “The Prodigy”, ka vdekur në moshën 49-vjeçare.
Flint u bë i njohur si vokalisti prapa hiteve të viteve 90’, “Firestarter” dhe “Breathe”, dhe shquhej për vallëzimin e tij të pakoordinuar dhe stilin unik të flokëve dhe grimit në fytyrë.
Sipas mediave të huaja, gjatë orëve të hershme të ditës së hënë, policia ishte thirrur në shtëpinë e tij në Essex të Anglisë, ku këngëtari ishte gjetur i vdekur. Nuk besohet se vdekja e tij ka qenë e dyshimtë, por thuhet se 49-vjeçari është vetëvrarë, përcjell albinfo.ch.
Shumë shpejt do të bëhet të ditura edhe rezultatet e mjekut ligjor, që e përcaktojnë shkaktarin e vërtetë të vdekjes.
Të ngjashme
Të tjera nga Lifestyle
E-Diaspora
-
Me helikopterë privatë nga Zvicra në Shqipëri dhe Kosovë Pas muajsh përgatitje, filloi aventura unike me tre helikopterë privatë, me synim të veçantë: të prekin...
-
AES fuqizon rolin e diasporës në teknologji dhe siguri
-
Gati 1 milion pasagjerë vetëm në muajin qershor, në Aeroportin e Tiranës
-
VLEN: Deklarata e Ali Ahmetit për regjistrimin është skandal, mërgata meriton përgjigje
-
Gjermani: Mërgimtari keqtrajton 17 vjeçaren nga Kosova
Jeta në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti Pasi pjesa më e madhe e Evropës ka qenë në vapë të madhe, Austria është gati...
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri
-
Zjarr i madh në impiantin e riciklimit në Tirolin Lindor