Integrimi
Vogëlushi gjerman në “debatin” për të huajt: “Aty nuk ka të huaj, ka vetëm fëmijë!”
“A ka të huaj në kopshtin e fëmijëve? Jo, atje ka fëmijë”. Kjo përgjigje spontane e një fëmije 4 vjeçar gjerman është bërë hit në medet sociale në gjuhen gjermane, ai po klikohet dhe po merr pëlqime me të madhe.
Me përgjigjen e tij vogëlushi me emrin Niclas ka befasuar edhe këngëtarin e njohur të rapit, Fard, i njohur për qëndrimin e tij “cool”. “Argument i mirë. Shikojeni se sa lirshëm përgjigjet”, u drejtohet Fard shikuesve të vet.
Në të vërtetë Fard ishte mysafir i emisionit ku do të bëhej fjalë edhe për debatin rreth fluksit të madh të refugjatëve në Gjermani. Por gjatë xhirimit, në skenë vjen spontanisht voglushi Niclas. Pasi që ai e pyet Niclasin se a ka të huaj në kopshtn e tij, e merr pergjigjen spontane: “Jo, nuk ka të huaj, aty ka vetëm fëmijë”
Hiphop.de e ka vendosur këtë video në youtube me këtë titull: “Ekzistojnë 1000 përgjigje lidhur me çështjen e refugjatëve. Por të vetmen përgjigje të vërtetë na e jep një 4 vjeçar”. Dhe vazhdon: “Hiphop nuk njeh absolutisht asnjë kufi! Mendoni për këtë. Njeriu është njeri”.
Klipi, deri në mbrëmjen e të dielës ishte klikuar më shumë se 500 mijë herë.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











