Shqipëria
Vlorë: Bizneset e turizmit në alarm nga mungesa e krahut të punës

Teksa pritet që sezoni turistik të jetë më i mbarë se ai një viti më parë, shqetësimi i operatorëve të turizmit mbetet mungesa e burimeve njerëzore.
Qindra njoftime që janë bërë për vende të lira pune, ende nuk kanë marrë përgjigje.
“Sezoni ka nisur, problematikë mbetet mungesa e burimeve njerëzore. Kërkesa jonë mbetet stafi i kualifikuar, por normalisht e dimë situatën, ikjet e shumta, por kërkojmë që edhe nëse nuk janë të kualifikuar mjafton të kenë dëshirën për punë dhe mbetemi në pikën që do të punojmë për t’i kualifikuar vetë. Ne kemi bashkëpunim me institucionet si zyra e punës apo shkollat profesionale dhe na janë ofruar burime njerëzore, por janë në nivelin fillestar dhe për në që jemi struktura të ngritura prej vitesh kërkohet staf më i kualifikuar e kërkon tregu i punës”, u shpreh Eglantina Aliaj, administratore hotel New York.
“Sezoni ka nisur i mbarë, pasi me ndryshimin e fashës orare, puna ka filluar. Problematika më e madhe mbetet stafi. Pak ditë më parë kam bërë një lajmërim për kamerierë, kuzhinierë, banakierë dhe asnjë i interesuar deri më sot. Shkojmë te zyra e punës, por nuk gjejmë staf. Stafi duhet të jetë i kualifikuar, sepse klienti kërkon shërbim, por në këto kushte pranojmë edhe persona që kanë punuar pak dhe do t’i mësojmë”, u shpreh Juxhin Isufaj, administrator i hotel “Bologna”.
Ndërsa shpesh është artikuluar importi i burimeve njerëzore në sektorin e turizmit nga qytetet e tjera, në Agjencinë Rajonale të “Punësimit në Vlorë 4788 është numri i të papunëve dhe punëkërkuesve të papunë, nga të cilët 1288 të grupmoshës 19-29 vjeç që janë forca më potenciale për punë dhe që presupozohet që ka të gjitha aftësitë” thotë Saniela Xhaferri kreu i këtij institucioni.
“1288 është numri i të papunëve të kësaj grupmoshe, një shifër e larte por nëse bëjmë një klasifikim sa nga këta të rinj kane ndjekur arsimin profesional si shkolla tregtare e cila ofron degët bazë që lidhen me njësitë e shërbimit hotelier, 674 kanë arsimi profesional duke përfshirë këtu edhe shkollën profesionale industriale, pra 52% e tyre ku rreth 200 janë ata që kanë ndjekur shkollën Tregtare. Një shifër e mjaftueshme për t’ ju përgjigjur tregut por aftësitë e kërkuara nga bizneset janë gjithmonë e më në rritje dhe nuk ka më neglizhenca duke i parë këto si profesione të dorës së dytë apo të tretë”, deklaroi Saniela Xhaferri, drejtore e Agjencisë Rajonale të punësimit.
Xhaferri gjithashtu tha se një tjetër faktor që krijon problematikë në këtë sektor është punësimi sezonal dhe jo gjithëvjetor.
Ndërsa duket se ende disa profesione trajtohen nga të rinjtë vlonjatë si të dorës së dytë Orgesi nga Divjaka dhe Ledio nga Patosi tregojnë përfitimet dhe eksperiencën e tyre si kamerier në njësitë hoteliere në Vlorë.
Orges Dinaku nga Divjaka, prej kohësh jeton në Tiranë ndërsa 4 muaj, prej majit deri në shtator punon kamerier në një restorant në Vlorë.
29-vjeç i diplomuar në gjuhë-letërsi, Orgesi tregon se profesionin e kamerierit e bën prej 8 vjetësh./Euronews.al
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Lea Ypi hap festivalin e Vjenës, kërkon të drejtë vote për migrantët Filozofja shqiptare, Lea Ypi, bën thirrje për të drejtën e votës për të gjithë, sepse pjesëmarrja...
-
Kosovari mohon akuzën për tejkalim shpejtësie: “Ka qenë vëllai im binjak”
-
Votat e Diasporës, mbeten edhe 49,448 zarfe të panumëruara
-
Hapet klasa e gjuhës shqipe në Oberriet të Kantonit të St. Gallenit
-
Performanca mahnitëse e Gjon’s Tears në mbrëmjen e dytë të Eurovision 2025
Jeta në Austri
-
Tarifat austriake të strehimit: Cilat janë rregullat kur menaxherët e pronave rrisin kostot? Nëse administratori i pronës suaj ka rritur tarifat mujore pa shpjegime, ligji austriak u jep atyre...
-
Rritet ndjeshëm numri i britanikëve që marrin shtetësi austriake
-
Austria dhe Gjermania bashkë në masa të reja për migracionin
-
Në cilët sektorë ka më shumë bakshishe në Austri?
-
Austriakët pinë mbi 1000 filxhanë kafeje në vit