Kosova
Vlerësohet se paga minimale në Kosovë diskriminon punëtorët
Paga minimale në Kosovë vazhdon të jetë më e ulëta në rajon, madje ajo është edhe diskriminuese dhe për këtë është e nevojshme që ajo të rritet.
Kështu u tha në tryezën e organizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës, në bashkëpunim me Drejtorinë për Hulumtime, Bibliotekë dhe Arkiv të Kuvendit të Kosovës.
Deputeti i Partisë Socialdemokrate, Visar Ymeri, tha se paga minimale në Kosovë është më e vogla në rajon dhe me një pagë të tillë, fuqia blerëse ka rënë.
Ai theksoi se përmes interpelancës së kërkuar nga PSD-ja, do të kërkojnë rritjen e pagës minimale dhe që korrigjimi i saj të bëhet për çdo vit. Edhe kryetari i BSPK-së, Avni Hajdini, u pajtua se me vendosjen e pagës minimale është bërë një diskriminim, pasi që ajo është ndarë në bazë të moshës. Pavarësisht nevojës për ngritje të pagës minimale në Kosovë, Nora Jusufi nga Instituti GAP deklaroi se duhet të studiohen edhe pasojat e rritjes së saj.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë














