Lajme
Vjet u punësuan 17 mijë kosovarë
Ministri i Punës, Arban Abrashi thotë se në periudhën janar- tetor të vitit 2015, janë punësuar mbi 15 mijë punëtorë. Kjo shifër kontestohet nga ekspertët e ekonomisë
Pavarësisht premtimeve nga liderët e koalicionit, kryeministrit Isa Mustafa dhe zëvendësit të tij, Hashim Thaçi se brenda katër vjetëve të qeverisjes do të punësohen nga 120 deri 200 mijë kosovarë, kjo shifër në vitin e parë nuk u realizua as 10 për qind. Sipas qeveritarëve, në vitin 2015 në Kosovë janë punësuar gjithsejtë 15 mijë veta.
Por, edhe kjo shifër e të punësuarve është kontestuar nga komuniteti i biznesit, dhe nga opozita. Por për të gjitha taborët në Kosovë, papunësia ka qenë problemi kryesor me të cilin janë ballafaquar qytetarët. Sipas statistikave zyrtare, shkalla e përgjithshme e papunësisë në Kosovë ka arritur në 35. 3 për qind, prej tyre, 33 për qind e të papunëve i takojnë gjinisë mashkullore, kurse 41 për qind janë të gjinisë femërore.
Në mesin e të papunëve është edhe Blina Mustafa, e diplomuar në Fakultetin Ekonomik. Ajo tregon se pavarësisht interesimit të madh për ta gjetur një vend pune, edhe gjatë vitit 2015 nuk ka arritur të punësohet.
“Jam munduar shumë që të gjej një vend pune dhe kam konkurruar si në sektorin publik, po ashtu edhe në atë privat. Po të kisha arritur të punësohem, do të mund ta ndihmoja veten dhe familjen time. Do të vazhdoja studimet edhe për master dhe do të punoja në njëjtën kohë. Por, nuk po arrij”, thotë Blina.
Të dhënat zyrtare, sipas REL, flasin se nga 1, 2 milionë persona, që janë fuqi punëtore, në Kosovë janë të punësuar rreth 300 mijë prej tyre, ndërkaq pjesa tjetër mbetet pa punë ose është joaktive. Bazuar në të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës, 150 mijë persona që kërkojnë punë, nuk kanë asnjë kualifikim. Me shkollë të mesme janë 77 mijë persona, ndërkaq me kualifikim 22 mijë. Ndërkaq, rreth 7 mijë persona kanë kualifikim të lartë.
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, thotë se në periudhën janar- tetor të vitit 2015, janë punësuar mbi 15 mijë punëtorë të rinj. Kurse, duke llogaritur edhe muajin nëntor dhe dhjetor, shifrat e të cilave ende nuk janë bërë publike, sipas tij, numri mund të shkojë në 17 mijë qytetarë të punësuar gjatë vitit që lamë pas.
“Ne presim edhe të dhënat e muajit nëntor dhe dhjetor, e të cilat janë po ashtu inkurajuese, por në minimum mbi 15 mijë punëtorë të rinj që kanë filluar punën, qoftë tek efektet e punësimit direkt, qoftë efektet e punësimit të luftës së ekonomisë joformale. Edhe nga informaliteti që është formalizuar, por sipas trendëve, afër 16 mijë ose 17 mijë duhet të jetë numri i punëtorëve të rinj”, thotë Abrashi.
Megjithatë, kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Haxhi Arifi, thotë se numri i të punësuarve është i pamjaftueshëm për të ulur nivelin e lartë të papunësisë.
“Unë besoj se aq vende të punës janë hapur, por nevoja e Kosovës është që të krijohen më shumë vende pune. Normalisht, ne si BSPK, nuk jemi të kënaqur, pasi shkalla e papunësisë është shumë e madhe në Kosovë”, shprehet Arifi.
Por, ekspertë për çështje ekonomike konsiderojnë se problemi kryesor qëndron se nuk ka shifra të sakta të punësimit.
Ibrahim Rexhepi, drejtor Qendrës për Hulumtime Strategjike dhe Sociale “STRAS”, dyshon në deklaratën e ministrit Abrashi. “Kjo nuk mund të vërehet askund dhe nuk dihet se cili është burimi. Unë dyshoj te deklarata e ministrit, pasi ai përmend edhe angazhimet në sferat e ndryshme në sferat sociale, pasi nuk është punësim i ri, nuk është punësim i qëndrueshëm”, tha ai.
Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, gjatë fushatës parazgjedhore pati premtuar se për 4 vjet do t’i punësojë 120 mijë qytetarë, që sipas ekspertëve të ekonomisë, i bie që 125 qytetarë të punësohen për çdo ditë pune, pa përfshirë festat.
Kjo shifër është debatuar shumë nga shoqëria civile, si premtim i pamundur.
E-Diaspora
-
Gastroenterologu Dr. Mentor Bilali – një nga mjekët më të kërkuar nga shqiptarët e Zvicrës Për shqiptarët, Dr. Bilali me ordinancën e tij MagenDarm Zentrum Oberaargau ka edhe një peshë të... -
Nxënësit shqiptarë në Parma festojnë Pavarësinë e Shqipërisë -
Paris
Paris: Inaugurohet Qendra Kulturore e Shqiptarëve -
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora
Jeta në Austri
-
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë Organizata e Pavarur Kulturore, “Varg e Vi”, në lokalin alternativ për aktivitete kulturore, “7stern”, në Vjenë... -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë”











