Uncategorized
Viti i Ri nis me tërmete në Kroaci
Kroacia nuk gjen paqe!
Sërish janë shënuar disa tërmete në Kroaci. Tërmetet u regjistruan në rajonin përreth qytezës Petrinja, e cila ishte epiqendër edhe e tërmeteve të fuqishme të kësaj jave, përcjell albinfo.ch.
Viti i Ri 2021 ka nisur sërish me lëkundje. Sipas Qendrës Sizmologjike Euromesdhetare që në orët e para të këtij viti janë regjistruar disa lëkundje toke.
Tërmetet u regjistruan në rajonin përreth qytezës Petrinja. Gjatë orëve të para të 1 janarit u regjistruan 10 tërmete, ku më të fortët ishin 3.3 dhe 3.2 sipas shkallës Rihter.
Vetëm në 69 orët e fundit janë shënuar 169 lëkundje toke ne Kroaci. Ndërkohë kujtojmë se gjatë kësaj java Kroacia u godit nga nje tërmet i fuqishëm 6.3 ballë, nga i cili humbën jetën 7 persona dhe mbetën dhjetëra të plagosur. Tërmeti me epiqendër në qytetin e Petrinjës, në afërsi të kryeqytetit kroat, Zagreb, ka pasur thellësinë 10 kilometra dhe ka zgjatur rreth 20 sekonda.
Të ngjashme
Të tjera nga Uncategorized
E-Diaspora
-
Shqiptari i dënuar në Londër rrezikon ekstradimin në Kosovë Shqiptari i dënuar për përdhunim në Britani, përballet me ekstradim në Kosovë për grabitje të armatosur... -
Itali
9-vjeçarja shqiptare fiton festivalin italian “Zecchino d’Oro” për herë të parë në 68 vjet -
Ndërmarrësi shqiptar në Zvicër mbështet klubin e njohur të hendbollit HC Luzern me 100 mijë franga -
Orari i Fundvitit për Shërbimet Konsullore në Austri -
Ankara
Shqiptarët në Ankara kremtojnë 113-vjetorin e Pavarësisë
Jeta në Austri
-
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 Anëtarët e Komisionit të Përbashkët të Parlamentit të Austrisë kanë miratuar në mënyrë unanime vazhdimin e... -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje












