Virusi i gripit të derrit po përhapet në Zvicër
Rajonet më te goditura me grip janë kantonet: Bernë, Fribourg, Jura, Glarus, Graubünden, Ticino dhe në Zvicrën qendrore

Gjatë javës së fundit, mjekët kanë raportuar për 25.6 raste të dyshuara të gripit. Një javë më herët, ishin raportuar 27.5 raste, që sipas mjekëve, aktiviteti i gripit, në këtë mënyrë ka mbetur konstant. Epidemia e gripit po zgjat për katër javë. Nëse llogaritet në 100 000 banorë, gjatë javës së kaluar janë shënuar 240 vizita të pacientëve të dyshuar me grip. Nga ajo që mund të shihet çdo të mërkurë, në faqen e internetit të përditësuar nga Zyra Federale Zvicerane e Shëndetit Publik (BAG), mund të thuhet se është në pragun e një epidemie, me 72 konsultime mjekësore, raportojnë agjencitë zvicerane të lajmeve.
Rajonet më te goditura me grip janë kantonet: Bernë, Fribourg, Jura, Glarus, Graubünden, Ticino dhe në Zvicrën qendrore. Është raportuar për rritje të numrit të infektuarve në Gjenevë, Neuchâtel, Vaud, Valais, Aargau, Solothurn dhe Basel. Gjendja mbetet konstante në kantonet lindore zvicerane dhe në Cyrih.
Shihet në të gjithë Zvicrën, se gripi është përhapur, por edh ka mbetur konstant. Nëse kjo është tashmë në kulmin e sezonit të gripit, më së miri do të shihet në javët e ardhshme.
Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) rekomandon masat higjienike, si pastrimin e rregullt të duarve, dhe nëse vëreni simptomat e gripit të qëndroni në shtëpi.
E-Diaspora
-
Pse Vjena nuk është më qyteti më i mirë për të jetuar në botë? Vjena pas tre vjetësh bie nga froni...
-
Ansambli “Trojet” përfaqëson shqiptarët në festën e Kreuzlingen-it
-
“Refugjati” nga Alan Gratz, një rrëfim përtej kufijve gjeografikë dhe kohorë
-
Londër: Janina Oseku fiton çmimin e parë për “Miss Diaspora 2025”
-
Mërgata shënon Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve: “Përderisa i kujtojmë, ata jetojnë”
Jeta në Austri
-
Pse Vjena nuk është më qyteti më i mirë për të jetuar në botë? Vjena pas tre vjetësh bie nga froni...
-
Austria vs Evropa: Çka mund të blini me 1€
-
Austria prezanton pensionin e pjesshëm
-
Austria forcon ligjet për armët dhe sigurinë në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Der Standard: “Në Kosovë tani po mbretëron kokëfortësia”