Kosova
Viktimat e krimit që përfitojnë nga Ligji për kompensim
Kompenzimi i viktimave të krimit është një obligim ligjor në Kosovë që nga viti 2015, kur hyri në fuqi ligji dhe programi shtetëror gjegjës për këtë kategori.
Një Zyrë për mbrojtjen e viktimave të krimit funksionon në kuadër të Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit. Aty po trajtohen raste të shumta që kanë të bëjnë me dhunën në familje, trafikimin me njerëz dhe rastet e abuzimeve seksuale, përcjell albinfo.ch.
Zyrtarët thonë se në vitin e kaluar kanë ndihmuar apo përfaqësuar 1 mijë e 620 raste. Por, aktualisht flitet vetëm për 10 raste të kompensimit gjatë dy vjetëve të fundit.
Kompensimi nga shteti mund të kërkohet në rastet kur viktima nuk mund ta realizojë të drejtën për dëmshpërblim nga i pandehuri apo kompensim nga burime të tjera.
Menaxheri i Zyrës për mbrojtje dhe ndihmë të viktimave, Basri Kastrati, tha për Radion Evropa e Lirë se numri më i madh i viktimave kanë qenë ato të dhunës në familje.
Kastrati thekson se institucionet e Kosovës kanë nisur kompensimin e rasteve, të cilat kanë fituar të drejtën e tyre ligjore.
“Dy rastet e para që janë kompensuar kanë qenë një rast i vrasjes dhe një tjetër i trafikimit me njerëz. Ne si zyrë kemi nisur programin e kompensimit me dy rastet e para, pra që janë kompensuar. Deri më tani janë kompensuar 10 raste (për vitin 2018)”, tha Kastrati.
Zyrtarët thanë po ashtu se edhe në vitin 2019 janë afërsisht 10 raste, të cilat do të kompensohen.
Kastrati ka shpjeguar se varësisht nga rastet, ato mund të kompensohen në shumën deri në 25 mijë euro.
“Kjo varet nga rasti dhe dëshmitë që kanë ofruar viktima. Rasti i parë ka qenë mbi 5 mijë e 350, kurse rasti tjetër po ashtu afër vlerës deri 5 mijë euro. Do të thotë shumë e cila është kompensuar në bazë të dëshmive të faturave, me të cilat është kërkuar mbështetja qoftë edhe në aspektin psiko-social apo trajtimit mjekësor…, por jo të gjitha mund të kompensohen dhe të kërkojnë kompensime për këto raste”, tha Kastrati.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Rama njofton për programin e veçantë për emigrantët që duan të investojnë në Shqipëri Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, njoftoi sot për një program të veçantë për të gjithë emigrantët...
-
400 mijë të regjistruar përmes platformës e-diaspora
-
Bizneset ekspozojnë produktet e tyre në “Panairi Lugina” në Zvicër
-
Arbëreshët, kjo rrënjë e fortë e Atdheut!
-
Shqiptari shpallet studenti më i mirë i policisë së Nju-Jorkut për 2024-ën
Jeta në Austri
-
Bildungskarenz: Çfarë duhet të dini për lejen e paguar të Austrisë për arsimim të mëtejshëm? Shumica dërrmuese e punonjësve në Austri kanë mundësinë të marrin deri në një vit pushim të...
-
Muttertag: Si e feston Austria Ditën e Nënës?
-
Çfarë duhet të dini për supermarketet në Austri?
-
Çfarë lejohet të bëjnë fëmijët vetëm sipas ligjit austriak?
-
Si mund t’i zgjidhë Vjena “problemet e saj të imigracionit”?