CH-Ballkani
Vetura e Ambasadës Zvicerane parkohet në brezin e këmbësorëve
Një makinë e Ambasadës së Zvicrës në Prishtinë është parkuar në mes të brezit të caktuar për këmbësorë dhe kjo ka zemëruar qytetarët. Ambasada e Zicrës në Kosovë ka pranuar se makina i takon asaj dhe ka siguruar se i ka tërhequr vërejtjen ngasësit
Një lexues i 20minuten (F.G.) ka qenë pak kohë më parë dëshmitar se si një person në Porishtinë, me veturën Audi Q3 ngjyrë argjendi dhe me tabelë diplomatike e ka parkuar makinën thjesht në vendkalimin për këmbësorë. Një pjesë e makinës madje ka bllokuar korsinë e rrugës.
Sipas G., makina i takon Ambasadës së Zvicrës, transmeton albinfo.ch. Lexuesi është i zemëruar: “Ai e bën gjithnjë të njëjtin maskarallëk. Unë e shoh rregullisht se ai e parkon kështu në gjithë qytetin”, shprehet F.G.
Në fakt kjo mënyrë parkimi jo korrekte ka qenë nga mesi i prillit temë në mediet kosovare. Ato kishin shkruar se si ishin zemëruar këmbësorët me karroca të fëmijëve pasi që një makinë ua kishte zënë trotoarin.
I pyetur nga 20minten se “a vlejnë rregullat e komunikacionit edhe për diplomatët zviceranë jashtë vendit”, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme (EDA) Pierre-Alain Eltschinger, thotë: “Në përgjithësi EDA kërkon që pjesëtarët e një përfaqësie dhe familjarët e tyre t`u përmbahen rregullave dhe ligjeve të vendit mikpritës”.
Sipas zëdhënësit bëhet fjalë për makinën e një pjesëtari të personelit të Ambasadës së Zvicrës. “Është vozitur nga një anëtar i familjes së tij. Ambasada ndërkohë ia ka tërhequr atij vërejtjen për sjelljen e gabuar”.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











