Lajme
SHBA shpëton pilotin e zhdukur në Iran pas një operacioni kompleks ushtarak
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, njoftoi të dielën se piloti i dytë amerikan, i zhdukur që nga e premtja në Iran, është shpëtuar pas një operacioni të ndërlikuar komandosh. Ai bëri të ditur se ushtaraku është “i plagosur rëndë”, ndërsa operacioni ka shkaktuar edhe viktima në anën iraniane, transmeton albinfo.ch.
Sipas raportimeve, të paktën pesë persona kanë humbur jetën gjatë ndërhyrjes, ndërkohë që ushtria amerikane ka pësuar humbje materiale, përfshirë dy helikopterë dhe dy avionë transporti.
“Gjatë orëve të fundit, ushtria amerikane ka realizuar një nga operacionet më të guximshme të kërkim-shpëtimit në historinë e saj, për të shpëtuar një nga oficerët tanë të jashtëzakonshëm,” shkroi Trump në rrjetin e tij Truth Social.
Ai shtoi se piloti tani është “i sigurt”, megjithëse në gjendje të rëndë shëndetësore. Sipas tij, kjo është hera e parë në histori që dy pilotë amerikanë shpëtohen veçmas, thellë në territor armik. Në operacion u angazhuan dhjetëra mjete ajrore.
E-Diaspora
-
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën Përfaqësuesja e Kosovës në Miss World 2026, Blair Isufi, ka prezantuar historinë e saj personale dhe... -
Konsullata e Kosovës në Gjenevë organizon aktivitete përkujtimore për personat e zhdukur -
Konferenca IV “Ekonomia shpëton Luginën” mbahet me 26 shtator në Bujanoc -
Enis Rexhepi shënon 5 gola ndaj Bayern Munich U-19 -
Bashkatdhetarët përfundojnë pushimet, pritje të gjata në Merdare për të dal nga Kosova
Jeta në Austri
-
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta Sektorët A dhe F janë të rezervuara enkas për tifozët e Kosovës ("Dardanët"), dhe pothuajse janë... -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi -
20,000 austriakë kërkojnë vende pune si praktikantë mes boshllëqeve në trajnim












