Kosova
Vetëvendosjes i rrezikohen tri ulëse nëse Nisma hyn në Kuvend
Tre deputetë të nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Haliti, Alban Hyseni dhe Arta Baraliu, janë ankuar në Gjykatën Supreme të Kosovës pas vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP). Kjo sepse këtyre deputetëve po u rrezikohen ulëset në Kuvend, nëse Nisma merr 6 deputetë.
Është hera e parë që ia mësyu garës për t’u bërë deputet. Madje Enver Haliti nga radhët e Vetëvendosjes fitoi mbi 7 mijë vota.
Kjo gjë bëri që në rezultatet përfundimtare të shpallura nga KQZ, Haliti të futet në listën e atyre që kanë fituar mandatin e deputetit.
Por, një vendim i PZAP-it tashmë ia ka rrezikuar seriozisht ulësen në Kuvend Enver Halitit.
Një rrezik i tillë tashmë i kanoset edhe Alban Hysenit e Arta Baraliut, që gjithashtu vijnë nga Lëvizja Vetëvendosje, shkruan GE, përcjell albinfo.ch.
Haliti më tej thotë se PZAP edhe më herët ka marrë ankesa të tilla nga NISMA, por i ka hedhur poshtë.
Sipas tij, PZAP nuk është bazuar në asnjë normë ligjore. Edhe parti të tjera do të humbasin deputetë, kështu LDK, PDK dhe koalicioni AAK-PSD kanë humbur nga një deputet.
Në anën tjetër, në Institutin Demokratik të Kosovës tregojnë se cilët deputetë do të mund të hyjnë nga koalicioni NISMA-AKR.
E pa asnjë deputet në Kuvend mund të mbesë Partia Socialdemokrate, pasi që kandidates Natyra Kuqi i rrezikohet mandati.
Por Cakolli thotë se ende nuk dihen sigurt cilët deputetë do të mbesin jashtë listës. Aktualisht në Gjykatën Supreme janë pesë ankesa. Këto ankesa do të shqyrtohen dhe vendosen brenda afatit ligjor prej 72 orësh nga koha e deponimit.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










