Integrimi
Veterani shqiptar nderohet me Medalje të Artë nga Kongresi Amerikan
Javën e kaluar, kongresisti Stephen F. Lynch i dorëzoi Medaljen e Artë Kongresionale të Zyrës së Shërbimeve Strategjike (OSS) veteranit të Ushtrisë Amerikane, Semeon ‘Sam’ Simollari.
Pjesëtari i dikurshëm i të ashtuquajturës Njësia Shqiptare, Kompania B, Regjimenti i 2677-të, u nderua për shërbim dhe guxim të shquar në Luftën e Dytë Botërore.
Siç bën të ditur gazeta “Illyria”, në New York, Sam Simollari është i vetmi që ka mbetur gjallë nga njësia që u përgatit dhe dërgua nga ushtria e SHBA-së që të ndihmonte në mposhtjen e nazistëve në Shqipërinë e pushtuar nga gjermanët, përcjell albinfo.ch.
Një ceremoni modeste u mbajt në Qendrën “South Shore” të Infermierisë dhe Rehabilitimit, në Rockland, Massachusetts. Fotografitë nga ceremonia u dërguan nga zyra e kongresistit dhe tregojnë momentin e dhënies së Medaljes së Artë të Kongresit, në prani të familjarëve dhe Ron Nasson nga Shoqata e Veteranëve Shqiptaro-Amerikanë.
Sam Simollari i lindur në Përmet, ishte ende fëmijë kur prindërit e tij u vendosën në SHBA në vitin 1930. Ai u rrit në lagjen West End të Bostonit. U regjistrua në ushtri, gjatë Luftës së Dytë Botërore, ku u rekrutua nga OSS, e cila për lexuesit që nuk e dinë ka qenë pararendësja e CIA-s. Arsyeja ishte njohja e tij e mirë e gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare.
Ai u stërvit bashkë me një grup 20 ushtarësh të tjerë shqiptaro-amerikanë, përpara se të dërgoheshin në Bari të Italisë e që aty, në Shqipërinë e pushtuar. Sam u parashutua afër Korçës, ku iu bashkua njësive partizane që luftonin për çlirimin nga gjermanët. Detyrat e tij ishin të ndërlidhjes dhe vazhdimisht shkëmbente informacione me qendrën në Bari. Lidhja me të ishte kyçe në bombardimet nga ajri, me të cilat forcat aleate ndihmuan luftimin e nazistëve.
Në 28 Nëntor, ndërsa gjermanët largoheshin nga vendi, Sam Simollari ishte një nga 26 amerikanët e Njësisë Shqiptare të OSS-së që marshuan në Tiranë bashkë me drejtuesit e Frontit Nacional Çlirimtar.
Sot, në Shqipëri ende debatohet nëse dita e çlirimit ishte 28 apo 29 nëntori.
Sam qëndroi në Shqipëri dhe Europë deri në 1945, kur u kthye në Massachusetts. Në 1947, u martua me gruan e tij Jean dhe u vendosën me banim në Sharon, Massachusetts, ku krijuan një familje së bashku, ndërsa punonte në një dyqan mekanikësh për riparim makinash të huaja.
Sam dhe Jean patën gjashtë fëmijë. Diane (bashkëshorti Peter) me banim në Hull, MA; Kristine nga Sandëich, MA; Linda nga Gulfport, Florida; Martha nga Connecticut; Ruth (e martuar me Tedin) në Hull, MA; si dhe Michael nga Palm Springs, California. Sam ka edhe shtatë nipër, mbesa e stërnipër. Vëllai i tij, Bill Simollari, një veteran i Forcës Ajrore së Shteteve të Bashkuara, i cili jeton në Stoughton, MA, mori pjesë gjithashtu në ceremoni.
E-Diaspora
-
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane Prej më shumë se dhjetë vitesh, familja Markaj në Obersiggenthal e shndërron oborrin e saj në... -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











