Kriza në Ukrainë
Kongresi amerikan miraton 40 miliardë dollarë për Ukrainën
Senati amerikan miratoi një fond prej 40 miliardë dollarësh për ndihmë humanitare dhe ushtarake për Ukrainën. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Katherine Gypson, Presidenti Joe Biden pritet ta nënshkruajë ligjin, pikërisht në momentin kur po përfundonin fondet miratuara më herët këtë vit.
Ndihma për Ukrainën po vjen pikërisht në kohën e duhur. Fondi i mëparshëm i miratuar nga Kongresi amerikan në muajin mars, prej rreth 14 miliardë dollarësh për asistencë humanitare dhe ushtarake, pothuajse po përfundon. Paketa ligjore për ndihmën e re u miratua me mbështetje dypartiake, në një votim 86 pro me 11 kundër.
Kjo ndihmë do të jepet me shpejtësi, sapo të marrë firmën e Presidentit Biden. Që kur Rusia filloi sulmin më 24 shkurt, Shtetet e Bashkuara kanë dhënë rreth 54 miliardë dollarë ndihma për Ukrainën, transmeton albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Kriza në Ukrainë
E-Diaspora
-
Mërgimtarët dërguan 692 milionë euro në Kosovë gjatë gjashtë muajve të parë të 2026-s Remitancat janë rritur për 5.7 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar,... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Itali
Kopshti i ri në Montevarchi merr emrin e Nënë Terezës -
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind











