Kriza në Ukrainë
Ukrainë: 37 të vdekur nga sulmi me dron rus, shpërthen depoja ushtarake e Ukrainës
Të paktën 37 persona kanë humbur jetën si pasojë e një sulmi me dron rus në një magazinë pranë periferive perëndimore të Kievit, ku ruheshin materiale shpërthyese.
Nga zona janë evakuuar mbi 370 persona.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka njoftuar se objekti i goditur ndodhej në qytetin Myla dhe se pas goditjes fillestare pasoi një shpërthim i madh, teksa bëri të ditur se bëhej fjalë për një depo të ushtrisë ukrainase, ku ruheshin predha, dronë dhe municione të tjera.
Zelensky pranoi se municionet ishin vendosur në një zonë që nuk duhej të përdorej për këtë qëllim, pranë banesave.
“Municione nuk mund të ruhen pranë shtëpive apo zonave të tjera të banuara”, tha ai, duke njoftuar gjithashtu nisjen e procedurave penale për neglizhencë zyrtare.
Kryeministri ukrainas, Serhii Koretskyi, e cilësoi ngjarjen si një tragjedi të rëndë dhe kritikoi faktin që gabimet e mëparshme nuk ishin marrë si mësim, pasi në korrik, një tjetër depo municionesh pranë Kievit, në Vyshneve, ishte përfshirë nga zjarri pas një sulmi, duke shkaktuar 22 viktima. Hetimet e asaj ngjarjeje kishin evidentuar shkelje serioze të rregullave për distancën mes objekteve ushtarake dhe zonave të banuara.
“Është neglizhencë kriminale të përsëriten të njëjtat gabime në vitin e pestë të pushtimit në shkallë të plotë”, deklaroi ai, duke kërkuar ndëshkimin e të gjithë përgjegjësve.
Ministria ruse e Mbrojtjes konfirmoi sulmin, por e paraqiti objektivin në mënyrë tjetër pasi u tha se goditja kishte në shënjestër një magazinë në Myla ku ruheshin komponentë dhe përforcues lëshimi për dronë me rreze të gjatë.
Të tjera nga Kriza në Ukrainë
E-Diaspora
-
UHZ dhe ABSM hapin një kapitull të ri bashkëpunimi për aftësim profesional Njohuritë akademike synohet të plotësohen me kompetenca që studentët mund t’i përdorin drejtpërdrejt në zhvillimin e... -
SHKASH “Xheladin Zeqiri” nga Tetova prezanton folklorin shqiptar në Qipro -
Gjenevë: Ministri Hoti merr pjesë në aktivitetet kushtuar viktimave të zhdukjes me forcë -
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri
Jeta në Austri
-
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike Vjena po shqyrton nëse do t’i bëjë tualetet publike falas në të gjitha aspektet. Vlerësimi është... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë











