Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump dhe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, pritet takohen të martën në Uashington, njoftoi një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë.
Presidenti ukrainas bëri të ditur gjithashtu se është goditur edhe një strukturë nafte, rreth 1,350 kilometra larg kufirit ukrainas. Ai raportoi edhe për sulme të suksesshme ndaj objekteve logjistike ruse, të cilat, sipas tij, furnizojnë ushtrinë ruse me komponentë për dronë, pajisje navigimi dhe mjete të tjera ushtarake.
“Më e rëndësishmja, operacioni kundër objekteve logjistike ruse, të cilat furnizojnë ushtrinë pushtuese me komponentë dronësh, pajisje navigimi dhe pajisje ushtarake, është duke u zhvilluar”, shkroi ai, transmeton albinfo.ch.