Shkurt.ch
Vetëm 3% të ndërmarrjeve të mëdha zvicerane udhëhiqen nga gratë
Gratë mbajnë vetëm tre për qind të këtyre pozitave, po kaq sa kanë mbajtur edhe para dhjetë vitesh
Pjesëmarrja e gruas në nivelet më të larta të drejtimit të ndermarrjeve të mëdha zvicerane gjatë dhjetë viteve të fundit ka pasur një rritje fare të vogël. Kështu shkruan gazeta “NZZ am Sonntag”, duke iu referuar të ashtuqajturit “Raport të Schilling-ut”.
Sipas tij, në fund të vitit 2018 në 100 ndërmarrjet më të mëdha zvicerane vetëm 3 për qind të vendeve në stafet menaxhuese mbuloheshin nga gratë, transmeton albinfo.ch. Sado e vogël kjo përqindje, në krahasim me vitin 2009, kur ajo ishte vetëm 1%, duhet të thuhet se është rritur ndjeshëm.
Por në pozitat kryesore, ato të kryemenaxherëve ose të shefave të ndërmarrjeve të përmendura, gjendja është edhe më e keqe. Gratë mbajnë vetëm tre për qind të këtyre pozitave, po kaq sa kanë mbajtur edhe para dhjetë vitesh.
Vetëm në politikë, përfaqësimi i gruas ka shënuar ngritje, përcjell albinfo.ch. Kështu, në Dhomën Nacionale të Parlamentit të Zvicrës në 30 vitet e fundit përqindja e grave deputete është ngritur nga 18 në 32 për qind. Në Dhomën e Kantoneve (Senat) nga 9 në 15 për qind. Por ngritja më e madhe është realizuar në qeveritë e kantoneve: nga 3 për qind sa ishte tridhjetë vite më parë, në 25 për qind.
Të ngjashme
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot emocion, në Gjermani u mbajt promovimi i librit bestseller... -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025










