Kosova
Veseli: Mitrovica do të jetë e Kosovës
Në prag të fazës finale të dialogut me Serbinë, kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka organizuar një debat në Mitrovicë, ku kanë marrë pjesë intelektualë e qytetarë nga kjo komunë.
Kryetari i PDK-së ka përsëritur se Mitrovica do të jetë përherë e Kosovës dhe nuk do të bëhet kurrë pjesë e asnjë pazari.
“Ndoshta ju ka rënë rasti kohëve të fundit të dëgjoni zëra të ndryshëm që flasin se si Mitrovica mund të jetë pjesë e pazareve për këmbim territoresh me Serbinë. Besoni, këta zëra janë të njerëzve e qarqeve që nuk ia duan të mirën as Mitrovicës, e as Kosovës. Nuk e njohin Mitrovicën, nuk e duan ose aq shumë e njohin dhe e duan vetëm për interesa të tyre të kufizuara jo në interes të Mitrovicës, as mitrovicasve! Janë zëra që nxisin panik te qytetarët dhe në këtë mënyrë u shërbejnë qëllimeve të këqija forcave anti-Kosovë. Janë zëra pro-rusë, janë zëra pro-serbë, të mbushur plot patriotizëm”, ka thënë Veseli.
Ai shtoi se këta zëra armiqësorë duhet të ndeshen me vendosmërinë tonë të plotë.
“Mitrovica kurrë, ama, bash kurrë nuk do të preket. Mitrovica ka qenë dhe përgjithmonë ka për të mbetur zemra dhe krenaria e Kosovës”, ka thënë ai.
Kryetari i PDK-së premtoi se në këtë qytet do të ketë investime të mëdha. Në këtë drejtim ai ka përmendur një projekt që tha se është ide e tij e që parasheh investime në të dyja anët e Ibrit.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste












