Lajme
Vera zvicerane synon “pushtimin” e restoranteve botërore
Festivali, që mbahet në rajonin verëprodhues të Lavaux, njihet nga UNESCO si trashëgimi kulturore
Kur të huajt mendojnë për specialitetet zvicerane, kjo mund t’u sjellë menjëherë në mendje çokollatën e famshme dhe djathin.
Po vera zvicerane? Kjo nuk u thotë shumë. Por, reputacioni global i verëbërësve zviceranë, mund të jetë në rritje, mbështetur nga një strategji e re eksporti që synon të çojë markat zvicerane në menutë e restoranteve më të mira të botës.
Në një farë mënyre, festivali i verës zvicerane, i nisur të enjten, pasqyron aspiratat e vendit; vera mund të konsiderohet e jashtëzakonshme, por nuk njihet shumë jashtë vendit.
Festivali, që mbahet në rajonin verëprodhues të Lavaux, njihet nga UNESCO si trashëgimi kulturore, transmeton TCH.
I mbajtur për të parën herë në 1797, festivali është përsëritur thuajse çdo çerek shekulli, përcjell albinfo.ch.
“Është pak e njohur për publikun e përgjithshëm, por të brendshmit, amatorë apo profesionistë, e njohin kulturën zvicerane të verës. Dhe ne kemi varietete të shkëlqyera rrushi që rritet vetëm këtu në Zvicër”, tha Damien Leclerc, sommelier.
Pjesa më e madhe e vreshtave zvicerane, ndodhet në Lavaux, që është po ashtu një zonë e njohur nga UNESCO dhe pjesa tjetër në kodrinat magjepsëse mes Loranës dhe Montrosë, që ngrihen mbi brigjet e lumit Gjeneva, me alpet në horizont. Vetëm 1 për qind e verës zvicerane eksportohet dhe vetë prodhuesit zviceranë të verës, historikisht kanë hezituar të eksportojnë.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar Lea Ypi prezanton librin “Të poshtëruar” në Stokholm... -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles -
Eksodi i bardhë: Mjekët po i kthejnë shpinën Kosovës -
Gjermani: Policia gjen mbi dy kilogramë kokainë në makinën e shqiptarit
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese










