Shkurt.ch
Vera sjell frikën nga martesat me detyrim?!
"Aktualisht kemi deri nga nëntë kërkesa për këshillim brenda javës, që është dyfishi i numrit të zakonshëm"

Në një artikull të publikuar në gazetën “Der Sonntag” bëhet fjalë për martesat me detyrim, që, sipas gazetës, bëhen më të shpeshta tash, gjatë sezonit të verës. Fjala është për të rinj që jetojnë në Zvicër dhe që janë me prejardhje nga Ballkani, Turqia, Sri Lanka etj.
“Aktualisht kemi deri nga nëntë kërkesa për këshillim brenda javës, që është dyfishi i numrit të zakonshëm”, i ka thënë gazetës një përgjegjës i fushatës zwangsheirat.ch (portali i bërë enkas për denoncimin e martesave me detyrim).
Të rinjtë, meshkuj dhe femra shkojnë për pushime me prindërit e tyre në vendet e prejardhjes dhe shpesh ndodhë që atje të detyrohen të lidhin martesë kundër dëshirës së tyre.
Pas ngurrimit që ka zgjatur me vite, Qeveria e Zvicrës në muajin shkurt ka marrë vendim për të luftuar më ashpër martesat e detyruara. Në deklaratën e saj të dhënë para parlamentit qeveria ka theksuar se zyrtarët e gjendjes civile duhet që para lidhjes së kurorës të sigurohen nga të fejuarit se ata po e bëjnë kurorëzimin me vullnetin e tyre.
E-Diaspora
-
Një thirrje artistike për drejtësi në zemër të Evropës Dhjetëra fustane të varur në tela për tharjen e rrobave, dhuruar nga të mbijetuara të dhunës...
-
Aksident fatal në Francë, humb jetën një kosovar
-
Shfaqet për here të parë në Zvicër dokumentari “UDHA – Një gjak, një gjuhë, një besë” në Riffraff, Zürich
-
Edona Preza diplomoi për Shkenca Biologjike dhe studimet Shqiptaro-Amerikan në Illinois
-
Lyon: Kënga e vallja shqipe jehoj nga Shoqëria Kulturore-Artistike “Ilirët”
Jeta në Austri
-
Çfarë ndodh me qëndrimin në Austri nëse humbni punën? Ja çfarë duhet të dini Humbja e një vendi pune është një situatë e vështirë, veçanërisht kur leja e qëndrimit është...
-
Pse Vjena nuk është më qyteti më i mirë për të jetuar në botë?
-
Austria vs Evropa: Çka mund të blini me 1€
-
Austria prezanton pensionin e pjesshëm
-
Austria forcon ligjet për armët dhe sigurinë në shkolla pas tragjedisë në Graz