Kosova
Kur pritet formimi i Qeverisë, pas takimit Thaçi-Kurti
Është bërë e ditur se Thaçi e Kurti do të takohen për konsultime më 6 janar, në orën 15:00
Duket se përgjigje pozitive i ka dhënë Albin Kurtit, presidenti Hashim Thaçi për t’u takuar më 6 janar.
Pas refuzimit të tri ftesave nga Kurti, në Presidencë Thaçi do ta presë atë në orën 15:00, për t’u konsultuar rreth mandatarit për formimin e Qeverisë.
Në javët e para të janarit, presidenti Thaçi pret që të formohet Qeveria e re.
Po ashtu, ai ka thënë se e mirëpret marrëveshjen eventuale mes partive edhe për postin e presidentit, post të cilin e mban Thaçi që nga 2016-ta.
Nga ana tjetër, duhet theksuar se duke arsyetuar mospjesëmarrjen e Kosovës, presidenti Thaçi ka kundërshtuar sërish idenë e krijimit të një Mini-Schengeni në Ballkan, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik













