Kosova
Vendet në të cilat Kosova mund të udhëtojë pa viza
Kosova është në vendin e 100-të në botë, për nga fuqia e pasaportës, pasi qytetarët e saj mund të udhëtojnë pa viza në vetëm 41 vende.
Ky është rezultati i një hulumtimi të kompanisë ‘Henley Passport Index”, që flet për fuqinë e pasaportave të shteteve të botës, bazuar në ‘lirinë e lëvizjes së bartësit të një pasaporte në shtete të ndryshme, pa pasur nevojë për vizë’.
Pas Kosovës, në vendin e 101-të janë Bangladeshi, Eritreja, Libani dhe Koreja Veriore.
Nga vendet e rajonit, Serbia është në vendin e 41-të, qytetarët e së cilës mund të udhëtojnë pa viza në 131 vende, Mali i Zi i 47-ti me 122 vende, Maqedonia e Veriut në vendin e 46-të, qytetarët e së cilës mund të lëvizin pa viza në 123 vende, Bosnjë e Hercegovina renditet e 51-ta me 116 vende dhe Shqipëria në pozitën e 52-të, me 113 vende.
Në vendin e 109-të, dhe të fundit në listë renditet Afganistani, transmeton REL. Qytetarët e këtij vendi mund të udhëtojnë pa viza në vetëm në 25 vende.
Pasaportat më të fuqishme në botë, sipas kësaj organizate, janë të Japonisë dhe Singaporit, pasi qytetarët e këtyre vendeve mund të udhëtojnë pa viza në 189 destinacione.
Rezultatet e këtij hulumtimi janë bazuar në të dhënat ekskluzive nga Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve Fehmi Mahalla: “Kënaqësia më e madhe nuk është vetëm medalja ime, por ajo e garuesit. Aty... -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











