Bota
Vendet më me ndikim në BE
Gjermania, Franca, Mbretëria e Bashkuar dhe Holanda janë vendet më me ndikim në BE, ndërsa Sllovenia dhe Kroacia janë në fund të listës, sipas një sondazhi nga Këshilli Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë dhe Fondacioni “Stiftung Mercator”, përcjell albinfo.ch.
Sllovenia dhe Kroacia renditen të 25-tat në aspektin e ndikimit të tyre në bllok, ku ndajnë pozicionin me Bullgarinë dhe Maltën.
I njëjti pozicion ndahet nga këto dy vende dhe kur bëhet fjalë për ndikimin e politikës së BE-së, është shfaqur hulumtimi me titull “Eksploruesi i koalicionit të BE”.
Studimi tregoi se Gjermania është partneri më i mirë për marrjen e vendimeve politike, pasuar nga Franca dhe Italia.
Këshilli Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë e bëri raportin në bazë të pyetjeve të paraqitura nga 877 ekspertë nga të gjitha vendet anëtare të BE-së që janë aktive në politikën e BE-së dhe janë ekspertë nga media, nga qeveritë e vendeve apo institutet.
Edhe pse Sllovenia është ndër vendet me ndikimin më të vogël në BE, ajo renditet mirë kur është fjala për premtimin e integrimit më të thellë në BE, ku zë vendin e 14-të.
Kur bëhet fjalë për prioritetet, anketa tregoi se Sllovenia është më tërheqëse në politikën e përbashkët të azilit, politikës së vetme fiskale, tregut të vetëm dhe mbikëqyrjes së vetme të eurozonës.
Studimi tregoi se Hungaria ishte vendi që zhgënjeu më shumë, ndërsa Sllovenia u rendit e 16-ta, si një nga vendet që më së paku ishte zhgënjyer në dy vjetët e fundit, njoftuan mediat sllovene.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










