E-Diaspora
Vëllezërit shqiptarë shpëtojnë një djalosh afgan nga mbytja

Skena dramatike janë zhvilluar të dielën në pishinën e mbuluar të Aqua Nova në Wr. Neustadt të Austrisë: Një 23-vjeçar po rrezikonte të mbytej, por në sekondën e fundit u shpëtua nga dy djem shqiptarë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Albinfo.ch.
Është dashur të jetë një e diel e relaksueshme në pishinën e mbuluar “Aqua Nova” në Wiener Neustadt, kur papritmas ndodhën skena dramatike që kanë mundur gati t`i kushtojnë me jetë jetë një 23-vjeçari, po të mos ishin në afërsi Ideali (20) dhe Leutrim Kuburja nga Pottenstein (Baden).
Çfarë ndodhi në të vërtetë? Përderisa kujdestari i pishinës po diskutonte me një vizitor të pishinës, një afgan 23-vjeçar u fut në pishinën sportive dhe u rrezikua për t`u mbytur. “Papritmas vëllai im bërtiti se dikush po mbytej dhe u hodh në ujë pa u hamendur. Edhe unë notova deri te ai dhe pastaj e tërhoqëm së bashku me vëllanë tim nga uji”, thotë 20-vjeçari, Ideal Kuburja, i cili aktualisht është duke bërë shërbimin civil për infermieri në Ebreichsdorf, informon Albinfo.ch. “I riu ishte fundosur, kështu që menjëherë e nxjerra nga uji dhe e vendosa në pozitë të përshtashme, pastaj ai nxjerri shumë ujë nga goja”, i përshkruar ai minutat e ankthit, shkruan albinfo.ch
Një infermiere e rastësishme erdhi në ndihmë dhe që të dy u përkujdesën deri në ardhjen e ambulanës. Ai është shtruar në një spital në Wr. Neustadt.
Të ngjashme
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Muaji maj, muaji i festivaleve për SH.K.A “Dardania” në Winterthur Se festivalet për këtë qendër kulturore tash e tridhjetë vjet, janë çelësi i sukseseve, tregon edhe...
-
Prezantohen veshjet tradicionale në një Universitet të Londrës
-
Kosovari para gjyqit për pjesëmarrjen në vrasjen e pensionistit 85 vjeçar
-
Diaspora po voton, më shumë vota kanë ardhur nga Italia, SHBA dhe Greqia
-
Blerta Dodaj prezantoi një robot ujor në Harvard
Jeta në Austri
-
Çmimet më të larta dhe dërgim më i ngadaltë: Çfarë po ndryshon në postën austriake nga maji 2025 Nëse planifikoni të dërgoni letra në Austri, përgatituni për çmime më të larta dhe kohë më...
-
La Austrinë për të jetuar e punuar në Kosovë
-
Austri: Rënie e ndërtimit të banesave
-
Austri: Grupi i profesionistëve kërkojnë zgjerim të rregullores për punën e rëndë
-
Panairi “Vjena 2025“, bashkoi bizneset e trojeve shqiptare