Shkurt.ch
Vdes zvicerania më e moshuar, në moshën 111 vjeçare
Të hënën ka vdekur Nina Hofer-Lustemberger zvicerania më e moshuar, pak ditë para se t`i mbushte 111 vjet. Sipas njoftimit të familjes ajo ka lënë pas vetes pesë fëmijë, shumë nipër e stërnipër.
Lustenbereger ka lindur më 28 Nëntor 1904 në një familje të madhe në Nottwil të Kantonit të Lucernit. Nga viti 1928 ka jetuar në Kriens ku ka udhëhequr me bashkëshortin e saj një fermë për 60 vite. Nga viti 1987 ajo kishte mbetur e vejë ndërsa në vitin 2000 ishte vendosur në një shtëpi të pleqve, shkruan nlz.ch.
Pas vdekjes së saj, personat më të moshuar në qytetin e Lucernit janë një grua e lindur në vitin 1910 dhe tre burra të lindur në vitin 1911.
Nina Hofer-Lustemberger ka qenë më e moshuara në mesin e zviceranëve dhe zviceraneve. Ndërsa zvicerania që ka jetuar më së gjati në të gjitha kohët ka qenë Rosa Rein, e cila kishte vdekur në Lugano në muajin dhjetor 2010 pak pa i bushur 113 vjet.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










