Kosova
Reagimet për vdekjen e regjisores Berisha, Çeku thotë se ishte personalitet i veçantë
Regjisorja Burbuqe Berisha ka vdekur sot në vendin e saj të punës, në Ministrinë e Kulturës
Berisha ka qenë edhe Drejtoreshë e Teatrit Kombëtar të Kosovës.
Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e saj.
Me anë të një postimi në Facebook, Çeku ka treguar se Berisha frymën e fundit e dha në Ministrinë e Kulturës.
“Kishte ardhur për punët përgatitore të koncertit të Operas, po e bënte regjinë e koncertit”, shkruan Çeku në FB.
Postimi i tij i plotë:
Lajm i trishtë. Burbuqe Berisha iku para kohe. La pas një krijimtari të pasur filmike e teatrore. Ishte personalitet i veçantë i kulturës. Frymën e fundit e dha në Ministrinë e Kulturës. Kishte ardhur për punët përgatitore të koncertit të Operas, po e bënte regjinë e koncertit.
Ngushëllime familjes, komunitetit artistik dhe gjithë shoqërisë. Qoftë i përjetshëm kujtimi për jetën dhe veprën e Buqes.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Ansambli “Trojet” forcon lidhjet me diasporën shqiptare gjatë turneut kulturor në SHBA Turneu në SHBA ishte pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të Ansamblit “Trojet” për promovimin e folklorit... -
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas













