Shkurt.ch

Vdes njëri nga policët e plagosur

Për një tjetër sulm është raportuar në Paris në mëngjesin e sotëm, në Porte-de-Chantillon

Ndërkohë merret vesh se njëri nga dy policët e plagosur ka ndërruar jetë.

—–

Në këtë sulm janë plagosur rëndë dy policë, njëri në gjendje kritike. Mediat franceze njoftojnë se sulmuesi është larguar në drejtim të metrosë me një Clio të bardhë.

Nuk është bërë e ditur nëse ky rast është i ndërlidhur me Charlie Hebdo. 

Policia është vënë në ndjekje të tij dhe pas një shkëmbimi zjarri një burrë është arrestuar. 

Ky sulm ka ndodhur në kohën kur në të gjithë Francën janë marrë masa të forta kundër terrorizmit dhe janë vënë në kontrollin e policisë institucionet dhe objektet e rëndësishme.

Ndërkohë, dy orë më parë  është raportuar për një shpërthim bombe në një restorant pranë një xhamie. Në këtë rast nuk ka persona të lënduar. Ngjarja ndodhi në Villafranche sur Saone.