Maqedonia
Vazhdon ushtrimi i përbashkët i njësive speciale të policisë, maqedonase, shqiptare e kosovare
Vazhdon ushtrimi i përbashkët taktiko-demonstrues ‘Western Balkan’s Flash’
Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, ka marrë pjesë në ushtrimin e përbashkët taktiko-demonstrues “Western Balkan’s Flash” të njësive speciale të Republikës së Kosovës, Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Shqipërisë.
Me këtë rast ministri Mustafa theksoi se ushtrimi i përbashkët, taktiko-demonstrues i njësive speciale të Policive të vendeve tona, vulosë edhe një herë gatishmërinë për tu përballur me situata të ndryshme të kanosjes eventuale të sigurisë së qytetarëve dhe tregon gatishmërinë e vendeve tona për të bashkëpunuar.
“Bashkëpunimi në fusha specifike, është reflektim i marrëdhënieve të shkëlqyeshme në planin politik, për çka nikoqiri ynë Spasovski, ka merita të jashtëzakonshme. Si fryt i këtij bashkëpunimi, ministritë tona, e krahas me këtë edhe Policitë tona, veç tjerash po e kufizojnë hapësirën e veprimit të krimit tej kufitar, duke dekurajuar kriminelët në përgjithësi”, tha ministri Mustafa, shkruan RTK, përcjell Albinfo.
Me këtë rast, ministri Mustafa, në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe posaçërisht MPB-së shprehu gatishmërinë permanente për bashkëpunim.
Ai tha se Marrëveshjet dhe memorandumet e bashkëpunimit e nënshkruara, shprehin vullnetin e tri shteteve tona dhe nevojën për njëri-tjetrin.
Ndërsa ministri i Punëve të Brendshme i Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski, tha se ndihet krenarë me promovimin e këtij aktiviteti, që kontribuon në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në rajon.
“Ushtrimi i përbashkët ka vënë në dukje mesazhin e mirë të bashkëpunimit rajonal. Së bashku mund të ndërtojnë një rrjet të bashkëpunimit në ngritjen dhe shkëmbimin e aftësive të njësive speciale”, theksoi ministri Spasovski.
Zëvendësministrja e Punëve të Brendshme e Republikës së Shqipërisë, znj. Rovena Voda, vlerësoi profesionalizimin e policive të tre shteteve gjatë demonstrimit të ushtrimit.
Ajo theksoi se bashkëpunimi është intensifikuar edhe në kuadër të integrimit evropian të tri vendeve dhe ky bashkëpunim duhet të jetë më intensiv në zhvillimin e përbashkët në luftën kundër krimit të organizuar.
Ushtrimi i përbashkët i policive të tri shteteve u mbajt sot në Shkup, ku njësitë elite demonstruan aftësitë e tyre operative në tri situata, kur këto njësi intervenojnë në parandalimin e aktiviteteve që kanë të bëjnë në luftën kundër krimit të organizuar, shkruan RTK, përcjell Albinfo.
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste












