Bota
Vazhdojnë sanksionet kundër Rusisë nga liderët europian
Liderët e Bashkimit Evropian në Bruksel kanë vazhduar më 13 dhjetor në Bruksel sanksionet kundër Rusisë edhe për gjashtë muaj tjerë për veprimet e saj në Ukrainë.
Sanksionet, që kryesisht shënjestrojnë sektorin bankar dhe atë të energjisë në Rusi, janë vendosur gjatë verës së vitit 2014 dhe janë zgjatur çdo gjashtë muaj që nga ajo kohë, shkruan REL, përcjell Albinfo.ch.
Sanksionet kanë qenë përgjigjje ndaj vendimit të Rusisë për të aneksuar rajonin e Krimesë më 2014, si dhe për mbështetjen ruse ndaj separatistëve në konfliktin në lindje të Ukrainës që ka rezultuar me më shumë se 10,300 persona të vrarë gjatë katër vjetëve të fundit.
Liderët e BE-së do të diskutojnë edhe incidentin në Detin Azov, vend në të cilin Rusia ka aneksuar tri anije ukrainase dhe ekipin prej 24 anëtarëve në muajin e kaluar, shkruan REL, përcjell Albino.ch.
Në disa përfundime të pakompletuara, që ka siguruar Radio Evropa e Lirë, ato nuk dënojnë Moskën për incidentin dhe nuk bëjnë thirrje për sanksione shtesë, mirëpo theksojnë se “BE-ja duhet të jetë e gatshme për të miratuar masa që fuqizojnë mbështetjen ndaj zonave të prekura në Ukrainë”.
Në këto dokumente po ashtu përmendet se “nuk ka asnjë arsyetim për përdorim të forcës ushtarake nga Rusia”, duke shtuar se “Këshilli Evropian kërkon lirim të menjëhershëm të gjithë të të ndaluarve ukrainas, si dhe të mundësojë lëvizje të lirë të anijeve në Ngushticën e Kërçit.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë















