Lajme
Vatikani konfirmon: 4 gardistë zviceranë të Papës kanë rezultuar pozitivë
Mbrëmë ishte përfolur nga mediat ndërsa sot edhe drejtori i Shtypit të Selisë së Shenjtë, ka konfirmuar katër raste infeksioni
Se edhe ushtria më e vogël në botë, (siç konsiderohet garda zvicerane që mbron Papën) një ditë do të prekej nga koronavirusi, nuk është asgjë e pazakontë.
Mbrëmë ishte përfolur nga mediat ndërsa sot edhe drejtori i Shtypit të Selisë së Shenjtë, ka konfirmuar katër raste infeksioni, shkruan srf.ch. Një qarkore e lëshuar nga komandanti i Gardës në lidhje me rastet aktuale, ngre disa pikëpyetje.
Aty thuhet: “Tani e tutje është e detyrueshme vënia e maskës në gjithë zonën e kazermave të gardës, transmeton albinfo.ch. Distanca e sigurisë personale duhet të respektohet në mënyrë rigoroze kudo. ”
A do të thotë kjo se deri më tani brenda Shtetit Papnor gardistët zviceranë të Atit të Shenjtë nuk kanë qenë të detyruar të ndjekin rregulloret e higjienës? Ato, në Romë janë në fuqi që nga fillimi i tetorit ndërsa në gjithë Italinë, që nga e enjtja, përcjell albinfo.ch. Në letër thuhet: “Në konsultim me Drejtorinë e Shëndetit të Vatikanit, menjëherë do të merren masat e mëposhtme…” (që u përmendën më lartë, v.j.).
A nuk janë zbatuar masat kufizuese të rajonit të Lazios, (i cili rrethon Vatikanin) nga ku shkojnë për të punuar shumë punonjës çdo ditë në shtetin e Vatikanit?
Korrespondenti i SRF në Vatikan, Philipp Zahn, shpjegon: “Askush nga ne të huajt nuk e di se si është gjendja në lagjen e gardistëve, transmeton albinfo.ch. Komandanti i Gardës Zvicerane pritet të publikojë një komunikatë në orët e ardhshme dhe të hedhë më shumë dritë rreth asaj se sa roje kanë rezultuar pozitivë për Covid-19 “.
E-Diaspora
-
Shqiptarët mbizotërojnë në punët fizike në Gjermani Të dhënat e Bruegel: Pjesa më e madhe e shqiptarëve në sektorë bazë... -
Kush e solli lahutën para OKB-së në Gjenevë -
Paralajmërim për partitë nga Ambasada Gjermane: Respektoni ligjin në diasporë -
Projektet ekskluzive Marigona Sun dhe Marigona Hill prezantohen në Zürich -
Fatjona Matraku, zë i kulturës shqiptare në Francë
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











