Shkurt.ch
Varrosen me nderime viktimat e krimit në Menznau
Në ceremoninë e varrimit të mundësit Beno Studer kanë marrë pjesë zëvendëskryetari i Parlamentit Nacional Ruedi Lustenberger, kryetari i qeverisë së Lucernit, Guido Graf dhe shumë sportistë prominentë
Të shtunën, më 9 mars është bërë varrimi i tri viktimave të gjakderdhjes që ka ndodhur dhjetë ditë më parë në Menznau të Lucernit. Vrasjet në rrethana ende jo krejtësisht të sqaruara i ka kryer Viktor B., shqiptar i Kosovës me shtetësi zvicerane, i cili është vrarë edhe vetë.
Në varrimin e njërit nga viktimat, ish mundësit të njohur Beno Studer, në Schüpfheim, në mesin e rreth 2000 vetave kanë marrë pjesë edhe sportistë prominentë në nivel të Zvicrës. Po ashtu edhe personalitete tjera të rëndësishme si zëvendëskryetari i Parlamentit Nacional Ruedi Lustenberger dhe kryetari i qeverisë së Lucernit, Guido Graf, kanë qenë pjesë e ceremonisë së varrimit.
Për të kujtuar Studerin, në kishë u dëgjuan edhe tinguj të pazakontë muzikorë, gjegjësisht kënga e muzikës hard rok “Hells Bells” e bendit AC/DC. Këtë këngë Beno Studer e dëgjonte gjithmonë para garave ku merrte pjesë. Në ceremoninë kishtare kishte aq shumë pjesëmarrës sa që një pjesë e tyre u desh të vendoseshin në një sallë sportesh në afërsi, ku ceremonia transmetohej drejtpërdrejtë.
Në mëngjesin e të shtunës në Menznau është varrosur edhe viktima e dytë e krimit të para dhjetë ditëve, Kristine B., një grua 43 vjeçare, ndërsa në Buttisholz, viktima e tretë, personi që po këtë ditë, më 9 mars do të festonte ditëlindjen e 45-të.
Dorasi, Viktor B., është varrosur të dielën e kaluar në vendlindjen e tij në fshatin Nec të Gjakovës, në përcjellje të rreth 1000 vetave. Në ceremoninë mortore është mbajtur një minutë heshtje me ç`rast janë nderuar edhe viktimat zvicerane që kanë pësuar nga ai.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026











