Lajme
“Van Damme”, arrestohen katër persona
Policia e Kosovës arreston një person të dyshuar për veprimtari ekstremiste. Në aksionin e koduar “Van Damme” janë arrestuar edhe tre persona tjerë në Itali
Policia e Kosovës ka arrestimin e qytetarë në Hani të Elezit (S.I) nënë dyshimin se ka marr pjesë në konflikte të armatosura jashtë territorit të vendit. Operacioni i koduar me emrin “Van Damme”, dhe është realizuar nga sektori Kundër Terrorizmit në bashkëpunim me forcat speciale të rajonit të Brescias në Itali.
Luan Keka, nga Drejtoria kundër Terrorizmit ka thënë se, personi i arrestuar të martën është i moshës rreth 44-vjeçare dhe – sipas hetimeve, – ai nuk ka udhëtuar asnjëherë deri tani në Siri apo Irak, por nxitjen për terrorizëm e ka kryer pa shkuar atje.
“Kushdo që në mënyrë publike, në tubim ose me anë të shkrimeve, xhirimeve audiovizuele, duke përfshirë dhe mos u kufizuar edhe në rrjetet sociale ose në çfarëdo forme tjetër të komunikimit, thërret ose nxit të tjerët për kryerjen e veprave penale të përcaktuara në paragrafët 1, 2 dhe 3 të këtij neni”, konsideron Policia e Kosovës.
Sipas komunikatës së Policisë, gjatë zbatimit të urdhër kontrollit janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale dy armë zjarri, një revole dhe një pushkë e tipit karabinë, si dhe disa pajisje elektronike dhe gjësende tjera, që mund të ndërlidhen me rastin.
“Ky operacion është një tregues se bashkëpunimi ndërkombëtar është i domosdoshëm në luftën kundër terrorizmit si dhe çelës i suksesit në hetime më efektive, andaj Polica e Kosovës është e hapur për bashkëpunim edhe në të ardhmen me cilindo shtet në luftën kundër terrorizmit dhe të gjitha formave tjera të krimit”, thuhet në komunikatë.
Policia e Kosovës përmes këtij njoftimi publik, ka apeluar tek të gjithë qytetarët që të mos bien pre e thirrjeve, propagandimeve dhe mashtrimeve të tilla për përfshirje në raste të terrorizmit, njëkohësisht për raste të kësaj natyre ta informojnë Policinë e Kosovës.
Por, Policia e Kosovës nuk tregon se cili ka qenë aktiviteti i kësaj kosovari në Itali. Por mediat shqiptare thonë se edhe tre persona të tjerë janë arrestuar në Itali, pasi që kanë propaganduar luftë fetare. Madje disa media këtët e kanë lidhur edhe me ndonjë aksion kundër Papës.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja













