Uncategorized
Valentina Smajli nuk rizgjidhet më në kryesinë e SP-PS

Pasi që pak ditë më parë, Partia Socialdemokrate e qytetit të Lucernit nuk e kishte kandiduar për rizgjedhje në komisionin për natyralizim, politikania shqiptare-zvicerane Valentina Smajli nuk gjeti vend as në kryesinë e kësaj partie, në nivelin qendror, ku ajo bënte pjesë katër vitet e fundit. Në kuvendin e mbajtur më 8 dhe 9 shtator në Lugano, kjo parti nuk e ka rizgjedhur Valentinën në postin që kishte. Shkak për këtë ishte se ajo nuk ka gëzuar mbështetje nga dega kantonale e partisë së saj. Por arsyet për këtë mos mbështetje duket se qëndrojnë më thellë, pikërisht në konfliktin që ajo ka pasur me kolegun e saj nga partia, Simon Roth, të cilin ajo e kishte denoncuar për zbulimin e të dhënave interne nga komisioni për natyralizim. Ky denoncim i ka prishur punë Smajlit edhe në rastin e zgjedhjeve për kryesinë e SP-së, të dielën. Deputetja nga radhët e SP-PS në Parlamentin e Zvicrës Jacqueline Fehr ka thënë se moszgjedhja e Valentinës është me siguri një hendikep, por që megjithatë nuk duhet dramatizuar. “Kjo doli si rezultat i një ballafaqimi demokratik të kandidatëve shumë të fortë. Janë zgjedhur ata të cilët kanë qenë më bindës me paraqitjen e pikëpamjeve të tyre politike”, ka thënë Fehr.
Ndërsa kryetari i JUSO-s, David Roth, që është edhe vëllai i Simon Roth nga Lucerni, ka thënë se nuk ka arsye politike për moszgjedhjen e Valentinës por shkas mund të jetë “paraqitja e saj e papërshtatshme në medie duke vënë në pozitë të vështirë partinë e saj”.
Megjithatë, Valentina Smajli nuk do të braktisë partinë e saj. Siç ka thënë në gazetën “Luzerner Zeitung”: “Nuk është partia por persona të caktuar të cilët ushtrojnë forcën e tyre në parti, ata që janë pozicionuar kundër meje”.
E-Diaspora
-
30-vjetori i gjenocidit të Srebrenicës përkujtohet me një ceremoni në Lozanë Më 21 qershor 2025, në Maison du Peuple të Lozanës u mbajt një ceremoni përkujtimore me...
-
Pejë: Mërgimtarit i vidhen 70.000 euro para e stoli
-
Ansambli “Vatra” rikthehet në Albanifest, një festë në zemër të Winterthur-it
-
Fletëza, 180 karta për të mësuar shqip me fëmijët tuaj në diasporë
-
Prishtina nën tingujt e Ramë Lahaj e Marigona Qerkezit
Jeta në Austri
-
Pse po rriten çmimet e transportit në Vjenë dhe për sa? Transporti publik i përballueshëm i Vjenës është mbajtur prej kohësh si model për qytetet e tjera...
-
Qeveria austriake po shqyrton ndërhyrjen në çmimet e energjisë
-
Çmimet më të larta të karburanteve në Itali dhe Gjermani në krahasim me Austrinë
-
Gjysma e punëtorëve austriakë të shitjes me pakicë përballen me abuzim
-
Strehimi, ushqimi, lëvizshmëria hanë 75% të buxhetit të familjeve austriake