Shqipëria
Valbona, në mesin e 5 bukurive mahnitëse të Ballkanit Perëndimor, sipas “Forbes”
Parku Kombëtar i Valbonës në Tropojë është renditur nga revista prestigjioze amerikane “Forbes” mes 5 bukurive mahnitëse natyrore të Ballkanit Perëndimor që duhen vizituar.
Sipas “Forbes”, Lugina e Valbonës nuk është vetëm shtëpia e njerëzve, por në të shfaqet plotësisht edhe biodiversiteti i pasur i Ballkanit Perëndimor.
“Ndërsa majat e larta të maleve të kujtojnë majat e thepisura në Zvicër apo Austri, ky vargmal është në fakt pjesë e Bjeshkëve të Nemuna, një formacion që quhet edhe Alpet Shqiptare. Nuk mungojnë fshatrat idilike për t’u eksploruar në të gjithë Luginën e Valbonës, duke filluar nga Dragobia deri në Valbonë. Ky park ikonik është shtëpia e shumë më tepër sesa thjesht e njerëzve. Biodiversiteti i pasur i gadishullit të Ballkanit Perëndimor shfaqet plotësisht këtu, me arinj të murrmë, dhi të egër dhe rrëqebull, që të gjithë e quajnë parkun shtëpi”, shkruan “Forbes”.
“Forbes” rendit në listën e 5 bukurive mahnitëse për t’u vizituar në Balkanin Perëndimor edhe Parkun Kombëtar Una në Bosnjë, Parkun Kombëtar Tara në Beograd, Parkun Kombëtar Pirin në Bullgari dhe Parkun Kombëtar të Liqenit të Kerkinit në Greqi.
Lugina e Valbonës është shpallur Park Kombëtar në janar të 1996-ës. Ky park ka një sipërfaqe prej 8000 hektarësh. Konsiderohet si mrekullia e Alpeve shqiptare. Ndodhet 25-30 km në veriperëndim të qytetit Bajram Curri.
E-Diaspora
-
SHBA
Festë për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës në Ambasadën e SHBA-së Ambasada e Kosovës në SHBA hap dyert për festimin e 18-vjetorit të Pavarësisë... -
Nju-Jork
Anila Aliu nderohet me mirënjohje zyrtare nga Asambleja e Shtetit të Nju-Jorkut -
Hanover
Hannover Airport dhe ADAC korrigjojnë emërtimin e vendbanimeve të Kosovës -
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit
Jeta në Austri
-
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur Dy burra u arrestuan pafajësisht, një vjedhje me thyerje u sajua. Tani sistemi i drejtësisë po... -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale












