Lajme
BE: Vala e re e Covid 19 e ngadalësoi hovin ekonomik
Kthimi në normalitet as në vitin 2022
Tashmë dihet se vala e dytë e Vovid që ka përfshirë të gjithë Europën rrezikon rimëkëmbjen e ekonomisë, konstaton Komisioni Europian në Bruksel. Prognozat janë pesimiste, përcjell albinfo.ch.
Së fundmi, sipas Komisionerit të BE-së për Ekonominë, Paolo Gentiloni, vala e dytë e Coronës po e rrezikon ekonominë në Europë, pasi “hovi i rimëkëmbjes u ndërpre”, u shpreh Gentiloni gjatë prezantimit të prognozës koniunkturore për BE dhe eurozonën. Komisioni Europian nuk pret më, sipas kësaj prognoze, një kthim në normalitet as vitin e ardhshëm.
Kthimi në normalitet as në vitin 2022
Thuhet se për vitin në vazhdim parashikohet një rënie ekonomike e 27 vendeve anëtare të BE me rreth 7,4%, kurse për eurozonën një rënie ekonomike me 7,8%. Arsye për këtë janë ngadalësimi i rimëkëmbjes ekonomike dhe rritja e fortë e borxheve të reja. “Por prodhimi si në hapësirën e euros, ashtu edhe në BE nuk pritet të arrijë as në vitin 2022 gjendjen para pandemisë”, thuhet në prognozë. Për vitin 2021 ky autoritet pret një rritje ekonomike me 4,1%, në verë KE kishte pritur një rritje 5,8%. Ndërsa kuota e borxheve në BE mesatarisht këtë vit nga 79,2% e prodhimit të brendshëm bruto do të rritet në 93,9%.
Ndërkohë komisioni Europian kërkoi nga Banka Qendrore Europiane të bëjë gjithçka që është e mundur, për të kompensuar pasojat negative të kësaj futjeje masive në borxhe. Për shkak të kostove mjaft të ulta të normave të interesit, tregjet financiare nuk kanë reaguar deri tani ndaj borxheve të larta të shteteve të BE. Për Gjermaninë pritet një rënie ekonomike me 5,6% këtë vit, kurse vitin e ardhshëm rritje ekonomike me 3,5. Kurse vendi më i goditur nga pandemia ekonomikisht mbetet Spanja, ku pritet një rënie ekonomike me minus 12,4%, pasuar nga Italia me një minus prej 9,9%, Kroacia, minus 9,6% dhe Franca minus 9,4%. Për shkak të zhvillimit dramatik në Spanjë, pritet që ky vend t’ia kalojë Greqisë me shkallën e lartë të papunësisë.
Nga presidentja e Bankës Qendrore Europiane, Christine Lagarde, kërkohet të ndalë pasojat negative të rritjes së borxheve.
Megjithatë Komisioni Europian i ka vendosur një pikëpyetje të gjitha prognozave për ekonominë. Theksohet se për shkak të gjendjes së pandemisë, prognozat ekonomike aktualisht “lidhen me një shkallë shumë të lartë pasigurie dhe rreziqesh”. Një faktor tjetër pasigurie është Brexit-i dhe negociatat që ende nuk kanë sjellë sukses për një marrëveshje pas daljes së Britanisë së Madhe nga BE. Zëvendëspresidenti i KE, Valdis Dombrovskis tha se, perspektiva e një Brexiti pa marrëveshje “rëndon ndjeshëm në perspektivën ekonomike të BE”. Megjithatë Paolo Gentiloni u shpreh së fundmi, se ky është një vlerësim teknik, që nuk përjashton se në fund mund të kemi sukses në negociata. /DW
E-Diaspora
-
Two.jobs sjell inovacion në Social Media Recruiting në HR Festival Europe 2026 Në kuadër të Festivalit të Resurseve Njerëzore (HR Festival Europe 2026), një nga ngjarjet më të... -
Në Bernë promovohet libri “Klithma” i autores Alketa Gashi-Fazliu -
Nga familja në shërbim të qytetit: çifti shqiptar zgjidhet në Këshillin Komunal të Yverdon-les-Bains -
Nesër në Bernë: Ejani në manifestimin “Kurora e Lirisë” -
Vjenë
Vjenë: Nis regjistrimi i nxënësve për mësimin plotësues në gjuhën shqipe për vitin shkollor 2026/2027
Jeta në Austri
-
Vjenë
Vjenë: Nis regjistrimi i nxënësve për mësimin plotësues në gjuhën shqipe për vitin shkollor 2026/2027 Afati i aplikimit për prindërit shqiptarë në shkollat publike austriake është i hapur deri më 31... -
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri












