Lajme
Vaksinat mRNA: Shpresa në luftën kundër kancerit
Vaksinat mRNA u bënë të njohura për publikun gjatë pandemisë së Covid-19, por sot ato janë gjithashtu në qendër të kërkimeve kundër kancerit.
Në fakt, teknologjia mRNA nuk është aspak e re. Ajo është rezultat i dekadave të tëra kërkimesh shkencore në mbarë botën. Qëllimi i parë ishte zhvillimi i një vaksine kundër kancerit dhe më pas u zbulua se kjo teknologji funksionon edhe kundër viruseve.
Pionierë si Robert Malone në vitet ’80, dhe më vonë Katalin Karikó e Drew Weissman, bënë përparime vendimtare. Ata arritën të modifikojnë mRNA-në në mënyrë që të tolerohet nga trupi, të hyjë në qeliza pa shkaktuar reagime të forta inflamatore dhe të mos shkatërrohet nga sistemi imunitar përpara se të arrijë objektivin. Një hap tjetër kyç ishte edhe mbështetja te kërkimet e mëhershme që bënë të mundur mbështjelljen e mRNA-së së brishtë në një lipid, një pikëz yndyre.
Pandemia e koronavirusit si nxitës
Pandemia e Covid-19 i dha një shtysë gjigante zhvillimit të kësaj teknologjie. Vaksinat e BioNTech/Pfizer dhe Moderna dëshmuan në shkallë të gjerë efektshmërinë dhe sigurinë e tyre.
Sot, studiuesit shpresojnë ta përdorin këtë teknologji për të trajtuar disa lloje kanceri. Janë duke u zhvilluar prova klinike kundër melanomës, kancerit të pankreasit, kancerit të mushkërive dhe tumoreve të trurit si glioblastoma.
“Besojmë se ky lloj trajtimi mund të hyjë në treg pas dy deri në katër vitesh,” deklaroi Ugur Sahin, bashkëthemelues i BioNTech, për radion dhe televizionin zviceran frankofon RTS, transmeton albinfo.ch.
Shpresa dhe sfidat
Profesori Olivier Michelin, drejtues i departamentit të onkologjisë në Spitalin Universitar të Gjenevës, thekson potencialin e madh të vaksinave mRNA kundër formave rezistente të kancerit si ai i pankreasit:
“Këto janë tumore që nuk reagojnë ndaj trajtimeve, sidomos ndaj imunoterapive. Nuk e kishim menduar zhvillimin e vaksinave për këtë lloj sëmundjesh, por një studim ka dhënë rezultate shumë premtuese.”
Megjithatë, sfidat mbeten: përshtatja e vaksinës për çdo pacient përbën një pengesë logjistike, ndërsa kostot e larta të trajtimeve ngrenë pyetjen e aksesit të barabartë.
“Në Zvicër kemi vullnetin dhe luksin për t’ia ofruar këto trajtime inovative popullsisë së gjerë. Do të përpiqemi që vaksinat mRNA, sapo të konfirmohet efektshmëria e tyre, të jenë të arritshme për sa më shumë njerëz,” siguron Michelin.
E ardhmja e kësaj teknologjie varet gjithashtu nga investimet në kërkime bazë. Një pengesë tjetër, përveç kostos, është fakti se shumica e provave klinike zhvillohen në SHBA, ku aktualisht ministri i Shëndetësisë, Robert Kennedy Jr., ka bllokuar të gjitha financimet për vaksinat mRNA.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Duartrokitet shfaqja e filmit “Shame and Money” të Visar Morinës në Amerikë Filmi i Visar Morinës “Shame and Money” pritet me duartrokitje të pandërprera në Sundance Film Festival... -
Hamburg
Promovohet libri “Skënderbeu – Një hero arbëror i Evropës” më 7 shkurt në Hamburg -
Diaspora
Diaspora rrit të ardhurat e Kosovës +4% më shumë në vitin 2025 -
Itali
Brilant Milazimi përfaqëson Kosovën në Bienalen e Venecias 2026 -
Toronto
Shqiptarja nga diaspora drejt Olimpiadës Dimërore 2026 me flamurin kuqezi
Jeta në Austri
-
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro Vjena pret që deficiti buxhetor i vitit 2025 të arrijë në total 2.8 miliardë euro, 1... -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë -
Pranon fajin në tërësi: Tre vjet e gjysmë burg për kosovarin












