Lajme
“Vaksina jep imunitet 7 ditë pas dozës së dytë”
Specialistja e Institutit të Shëndetit Publik, Iria Preza, ka treguar se një dozë vaksine kundër Covid-19 është e pamjaftueshme për të krijuar imunitet ndaj sëmundjes.
Ajo tregon se pas 21 ditësh personat e vaksinuar duhet të marrin dozën e dytë të vaksinës. Ajo duhet të jetë e të njëjtës kompani prodhuese si e para.
“Vihet pas 21 ditësh për të marrë dozën e dytë. Nëse vaksinohemi me Phfizer, edhe e dyta do të bëhet me të, jo të marrim tjetër”, thotë ajo.
Mund të duhen shtatë ditë nga marrja e dozës së dytë të vaksinës që një person të jetë i mbrojtur ndaj virusit. Arsye kjo që specialistët e shëndetësisë apelojnë për respektimin e masave për frenimin e përhapjes së koronavirusit edhe pas vaksinimit.
“Dy javët e para fillon trupi të krijojë anti-trupa, por duhet doza e dytë që të plotësohet procesi i vaksinimit”, thekson ajo.
Vaksina e Phfizer dhe Biontech vlerësohet të jetë efikase rreth 95%. Tek personat me probleme të imunitetit mbrojtja mund te jetë më e ulët./ABCnews
E-Diaspora
-
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar Lea Ypi prezanton librin “Të poshtëruar” në Stokholm... -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles -
Eksodi i bardhë: Mjekët po i kthejnë shpinën Kosovës -
Gjermani: Policia gjen mbi dy kilogramë kokainë në makinën e shqiptarit
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese











