Integrimi
Vajzat shqiptare e hapin turneun ndërsa djemtë e fitojnë kupën
Të shtunën në Euskirchen është mbajtur turneu tradicional i futbollit “Kampionati Botëror `Viehplätzchen` ku janë përballur klube të nacionaliteteve të ndryshme. Turneun e kanë hapur vajzat e bukura shqiptare të shoqërisë së valleve nga Euskirchen-i. Organizimin e turneut e ka marrë përsipër këshilli për integrim dhe bashkësia e sporteve të qytetit Euskirchen, shkruan ksta.de.
Në garë kane marrë pjesë dhjete ekipe që kanë përfaqësuar komunitete të ndryshme. Ndërsa fituesit, klubit FC Kosova, kryebashkiaku dr. Uwe Friedl i ka dorëzuar kupën, transmeton albinfo.ch. “Këtu më shumë bëhet fjalë për një rast të mirë që të jemi së bashku se sa për gara”, ka thënë ai në hapje të manifestimit.
Pasi që moto e aktivitetit ishte shkëmbimi në mes të kulturave, në pjesë të ndryshme të fushës ishin vendosur stenda me specialitete nga kuzhinat e vendeve përkatëse.
Para se të dëgjohej fishkëllima për fillimin e lojërave, vajzat e shoqërisë shqiptare të vallëzimit në Euskirchen prezantuan cilësitë e tyre para publikut.
Secili ekip u prezantua me nga katër lojtarë në fushë të vogël. Një numër ekipesh të paraqitura e kanë anuluar pjesëmarrjen e tyre pak para se të fillonte aktiviteti, e në mesin e tyre edhe një ekip i azilkërkuesve të kombësive të ndryshme.
Megjithatë, turneu ka pasur numër të mirë vizitorësh dhe e ka përmbushur qëllimin e tij për të afruar kulturat në mes vete, transmeton albinfo.ch.
E kupa në fund i takoi ekipit FC Kosova.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës Nga hapja solemne e Xhamisë Shqiptare në Tafers – Friburg... -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës
Jeta në Austri
-
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë Tregjet e Krishtlindjeve në Schönbrunn, Floridsdorf dhe Favoriten janë hapur tashmë. Sot, hapet edhe tregu i Krishtlindjeve... -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025










