Integrimi
Mbetet në Gjermani pasi qau para kancelares Merkel
Pamja e kancelares Angela Merkel duke ngushëlluar refugjaten e re palestineze ka bërë xhiron e botës. Mediet më të njohura botërore, në mesin e të cilave edhe New York Times e kanë publikuar dhe e i kanë dhënë hapësirë të madhe, me video, në publikimet e tyre online.
Reem, kështu quhet vajza 13 vjeçe nga Palestina, jeton prej katër vitesh me familjen në Gjermani, ku është integruar shumë mirë dhe e flet në mënyrë të përsosur gjermanishten.
Reem ka marrë pjesë në debat televiziv në të cilin mysafir special ka qenë Angela Merkel. Në këtë emision Merkel thotë që Gjermania nuk mund t`i pranojë të gjithë njerëzit në kampet e emigrantëve në shtet. Reagimi i vajzës së re ka nxitur politikanët ta ndryshojnë ligjin.
“Nuk e di historinë e kësaj vajze, por ajo flet gjermanisht rrjedhshëm dhe dallohet që jeton këtu gjatë kohë” – deklaroi Ministri për integrim, Ajdan Ozoguz. Prandaj ndryshuan ligjin, kështu që të rinjtë që janë integruar mirë mund të fitojnë leje për të jetuar këtu”, thotë ai.
Gjatë emisionit, vajza i ka shpjeguar Merkelit se si ka arritur në Gjermani me familjen para katër viteve.
Në fakt, siç shkruajne mediet gjermane, palestinezja nuk ishte e kërcënuar me dëbim. Por ajo në bisedën emocionale me kancelaren ka shprehur ndjenjën e pasigurisë rreth qëndrimit të saj dhe perspektivës në vendin ku jeton, në Gjermani. Vajza dëshiron që kur të rritet të ketë të drejtë të studiojë po ashtu në Gjermani.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja











